Connect with us

Pamje të rënda në Elbasan/ Pitbulli “shqyen” qenin e rrugës, i zoti bën sehir

Video

Pamje të rënda në Elbasan/ Pitbulli “shqyen” qenin e rrugës, i zoti bën sehir

Pamje të rënda në Elbasan/ Pitbulli “shqyen” qenin e rrugës, i zoti bën sehirM. Gjini

Vec-e-jona

Një ngjarje mjaft e rëndë, ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Elbasanit. Një kamera amatore na sjell një episod mjaft të rrezikshëm që shpesh e ndeshim gjatë jetës së përditshme pothuajse në çdo qytet të vendit.

Një qen tip pitbull i shartuar, ka sulmuar një qen rruge duke u përpjekur ta vrasë. Pamjet janë mjaft të dhunshme dhe duket se si pitbulli e ka mbërthyer qenin e gjorë dhe nuk e lëshon.

Por ajo që të habit më shumë është mosreagimi i të zotit të qenit, i cili për një kohë mjaft të gjatë nuk ndërhyn të qetësojë kafshën e tij. Nga ana tjetër duket mjaft qartë se si ky qen mjaft i rrezikshëm, nuk ka as maskë mbrojtëse dhe as litar.

Për fat të mirë, raportohet se qeni i shkretë që ra pre e sulmit, shpëtoi, por imagjinoni sikur në vend të tij, pitbulli të kishte sulmuar një fëmijë të vogël?

Është e paimagjinueshme se si autoritetet nuk kanë ndërhyrë ende për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi kaq të rëndësishëm, ku çdo kafshë me dy këmbë e nxjerr kafshën e tij me katër këmbë lirshëm nëpër rrugë, pa maskë mbrojtëse dhe të pa lidhur.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top