Connect with us

Parashikimi i motit, e premte 3 nëntor 2017

Kuriozitete

Parashikimi i motit, e premte 3 nëntor 2017

Parashikimi i motit, e premte 3 nëntor 2017

Orët e para të ditës dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta deri në mesditë kur pritet që vija bregdetare të kthjellohet.

Pasditja vijon kthjellimin në bregdet dhe ultësirën perëndimore por Veriu dhe zonat Lindore mbeten me vranësira të dendura duke rrezikuar reshje të pakta dhe të izoluara shiu dhe dëbore.

Mbrëmja dhe nata mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në Jug e Qendër por vranësira të shpeshta vijojnë prezencën e tyre në Veri dhe zonat malore të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një rritje të lehtë në mëngjes por një rënie të lehtë gjatë mesditës në Veri dhe zonat malore.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi Jugperëndimor dhe Perëndimor ndërsa në brigjet detare gjenerohet dallgëzim 1- 2 ballë.

Europa

Brigjet Perëndimore nga Portugalia në Norvegji dominohen nga vranësira dhe rrebeshe të shkurtra shiu. Po ashtu, një pjesë e Europës Lindore dhe Ballkani Verior paraqiten me vranësira të shpeshta por reshje të pakta shiu e dëbore.

Ndërsa Europa Veriore dhe Qendrore si edhe pjesa më e madhe e Juglindjes së kontinentit mbeten me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top