Connect with us

Partitë garojnë të vetme në zgjedhjet lokale (Video)

Kuriozitete

Partitë garojnë të vetme në zgjedhjet lokale (Video)

Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, shumë parti politike lidhën koalicione. Por, për zgjedhjet lokale që mbahen në tetor, ato do të garojnë të vetme. Afati ligjor për koalicion tashmë ka kaluar.​​

Të gjitha partitë e mëdha parlamentare dhe shumica e atyre joparlamentare, do të garojnë të vetme në zgjedhjet lokale që mbahen në vjeshtë.

Kjo konfirmohet edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Zëdhënësi i KQZ ka thënë për televizionin publik se afati ligjor i lidhjes së koalicioneve parazgjedhore për zgjedhjet lokale ka përfunduar javë më parë.

Nga 58 subjekte politike të regjistruara në KQZ për zgjedhjet lokale, koalicion kanë lidhur vetëm tri parti të komuniteteve jo serbe. Ato janë Vakat, Unitet dhe Zajedno za Gora.

Por, nëse ky afat ligjor për lidhje koalicionesh qëllimshëm nuk është respektuar nga subjektet politike, është një afat tjetër ligjor që ato patjetër duhet ta respektojnë, e që ka të bëjë me një çështje tjetër.

Zyrtarë të KQZ-së kanë thënë se ky institucion është në përgatitje e sipër për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, që do të mbahen në 38 komuna të Kosovës dhe në mbarë territorin e Republikës.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top