Connect with us

Pas rrëzimit të kërkesës për arrestimin e Tahirit, Lu dhe Vlahutin takim me Bashën

Kuriozitete

Pas rrëzimit të kërkesës për arrestimin e Tahirit, Lu dhe Vlahutin takim me Bashën

Pas rrëzimit të kërkesës për arrestimin e Tahirit, Lu dhe Vlahutin takim me Bashën

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me ambasadorin amerikan në Tiranë Donal Lu dhe ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin.

Takimi, i cili zgjati me pak se 60 minuta, vjen një ditë pas rrëzimit të kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e Tahirit.

Takimi u zhvillua në ambientet e zyrës së BE-së në Shqipëri dhe në qendër të bisedimeve mes diplomatëve dhe Bashës është pikërisht çështja e Saimir Tahirit.

Më herët në një dalje për media diplomati amerikan Donald Lu tha se shqiptarët kanë të drejtë të dinë se kush është e vërteta në lidhje me çështjen e Saimir Tahirit.

“Nuk do të ishte e përshtatshme për mua të them nëse Saimir Tahiri është fajtor apo i pafajshëm. Por, është jashtëzakonisht e rëndësishme që ju si drejtues të shoqërisë civile, ju si të rinj dhe ju si qytetarë të Shqipërisë të zbuloni të vërtetën.

E drejta për të ditur të vërtetën nuk i përket asnjë partie politike. I përket qytetarëve të Shqipërisë”, u shpreh Lu. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top