Connect with us

Pasi e zëvendësuan, Fiori “harron” sherrin me Bertin dhe i kthehet Verës dhe Alketës

Video

Pasi e zëvendësuan, Fiori “harron” sherrin me Bertin dhe i kthehet Verës dhe Alketës

Pasi e zëvendësuan, Fiori "harron" sherrin me Bertin dhe i kthehet Verës dhe AlketësF. Gjoni

Thashetheme

Sherri i ndodhur mes Fiori Dardhës dhe Robert Aliajt pak javë më parë gjatë transmetimit live të spektaklit “Dance With Me”, u pasua nga disa reagime të tjera gjatë ditëve në vijim.

Disa ditë më parë, bashkëshortja e Robertit iu përgjigj në distancë Fiorit, duke thënë se nuk merret me të pasi duke dashur të mbrojë femrat dhe familjen shqiptare, ajo ofendoi pikërisht një femër kur i tha Robertit “mikrofonin akullore jepja bashkëshortes”.

Megjithatë, duket se nuk ka mbaruar e gjitha me kaq. Në një prononcim për “Bordo”, Fiori është shprehur se nuk ka asgjë personale me Robertin, por ai kaloi çdo kufi të spektaklit duke u kthyer në një altoparlant fyes. E ndërsa me tej ajo ka thënë se edhe pse gjatë spektaklit pati një raport të mirë me Verën dhe Alketën, ky debat i ka përfshirë dhe ato duke i dhënë fund gjithçkaje mes tyre.

Reagimi i plotë:

Është vetëm aq sa keni parë në ekran. Nuk kam asgjë personale me Robertin, por ai tejkaloi çdo kufi të spektaklit duke u shndërruar në një altoparlant fyes… Çfarëdo që të bëjë Roberti tani, edhe sikur të kërkojë ndjesë në çdo formë, mendoj se është e kotë. Largimi im është i pakthyeshëm… Me Verën dhe Alketën vendosa një komunikim shumë të mirë dhe tek Dancing, vërtetë po argëtohesha. Debati i fundit i dha fund gjithçkaje”.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme është transmetuar puntata e radhës, ku mungesa e Fiorit është zëvendësuar me atë të aktores së humorit, Rudina Dembacaj.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top