Connect with us

Pasi nuk la gjë pa u thënë gazetarëve, Rama fyen edhe komentuesit: Qaji hallin vetes

Video

Pasi nuk la gjë pa u thënë gazetarëve, Rama fyen edhe komentuesit: Qaji hallin vetes

Pasi nuk la gjë pa u thënë gazetarëve, Rama fyen edhe komentuesit: Qaji hallin vetesS. Shtjefni

Lajme

Pas vendimit të sotëm të parlamentit për të mos lejuar arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm dhe deputetit Saimir Tahirit, komentues të shumtë kanë shprehur hapur kritikat ndaj kryeministrit Rama.

Disa nga komentuesit i kanë shkruar se deputetët nuk i kap ligji dhe se ligji është vetëm për fukarenjtë.

Më poshtë po ju sjellim komentet dhe përgjigjet e kryeministrit:

Komentuesi 1:

Mos bo si boj unë. Po bo si të them unë. Ligji për fukarenjtë. Për deputet s’ka ligj që i kap".

Edi Rama:

Jo Kercyk, i kap që ç’ke me të po ti s’do të dëgjosh as të kuptosh shqip më duket, se më shqip se kaq s’di ku ka"!

Komentuesi 2:

Vetingu është vetëm për njerëzit e thjeshtë. Ju vazhdoni të jeni prokuror, gjykatës, mjerë populli me ju.

Edi Rama:

Jo mor vëlla, Vettingu është për prokurorët dhe për gjykatësit, s’ka lidhje fare ne njerëzit e thjeshtë po bëhet pikërisht që drejtësia të mos jetë në dorën e prokurorëve e të gjykatësve të korruptuar e të paaftë komplet për t’i shërbyer ligjit! Kështu që mos i qaj hallin popullit se ka kush ia qan, po qaji hallin vetes që s’di çfarë flet".

Komentuesi 3:

Ti merru me shtetin jo me thashethemet e gazetarëve gjej provat pastaj dil fol me kokën lart po s’qe përzierë dhe vet grazie".

Edi Rama:

Hahaha t’i gjej unë provat eee? Po pse çfarë më di ti mua , prokuror? E di si është kjo që thua ti? Unë po të akuzoj ty tani se ti je përzier shumë keq me dikë që të ka paguar të shkruash këtu nga Italia?! Tani më thuaj, duhet ta provoj unë këtë akuzë apo të takon ty të sjellësh prova që kjo është e pavërtetë? Besoj që e para apo jo, sepse e dyta është jo vetëm marrëzi po thjeshtë e pamundur, sepse ti mund të thuash jo s’jam paguar, po unë do vazhdoj të them provat ku i ke që je e papërlyer! Kështu që mos fol kot të keqen unë ty, se boll flasin kot gazetarët sot".

Më herët Rama debatoi edhe me gazetarët, ku fyeu këta të fundit si njerëz që nuk lexojnë.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top