Connect with us

Pasuria e çmendur e deputetit, Agron Shehaj me apartament 1.9 mln euro në Milano

Video

Pasuria e çmendur e deputetit, Agron Shehaj me apartament 1.9 mln euro në Milano

Pasuria e çmendur e deputetit, Agron Shehaj me apartament 1.9 mln euro në MilanoS. Shtjefni

Lajme

Jemi mësuar në Shqipëri që të shohim deputetë milionerë, biznesmenë, të inkriminuar por jo vetëm. Sot Shqiptarja.com ka publikuar pasurinë e ligjvënësit të ri, Agron Shehajt, i cili ka marë mandatin e tij të parë si deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës.

Pasuria e Shehajt është si rrjedhojë në fushën e biznësit dhe numëron disa dhjetëra milionë euro.

Deputeti demokrat ka deklaruar një apartament në Milano të Italisë, me sipërfaqe 204 m2, me vlerë plotë 1.905.000 euro.

Shehaj deklaron të drejta të arkëtueshme vetëm në shoqërinë Sestante Holding srl, me vlerë mbi 17 milionë euro. Si burim, deputeti referon shitjen e aksioneve në disa kompani me vlerë mbi 11 milionë euro. Deklaron gjithashtu një llogari bankare në Cassa Rurale Renon, në Itali, në vlerën 259 mijë euro, llogari bankare në Intesa San Paolo Bank, në Itali, në vlerën 347 mijë euro si dhe një llogari bankare në Intesa San Paolo Bank në Shqipëri, në vlerën 338 mijë euro. Deputeti shprehet se ka të drejta të arkëtueshme në dy shoqëri të tjera në vlerat 300 mijë euro dhe 378 mijë euro.

Referuar deklaratës së pasurisë së administruar nga ILDKP, Shehaj deklaron gjithashtu një kthim borxhi familjar në vlerën 340 mijë euro si dhe shlyerje të pjesshme e vlerës së kontratës së shitjes së kuotave në disa shoqëri në vlerat 1 milion euro, 65 mijë euro, 70 mijë euro, 284 mijë euro, 300 mijë euro, 400 mijë euro si dhe një detyrim ndaj shoqërisë Intercom Data Service, në vlerën 1 490 000 euro. Deputeti Agron Shehaj deklaron edhe një apartament banimi në Tiranë, me sipërfaqe 106 m2, me vlerë 125 mijë euro. Shehaj dhe bashkëshortja e tij Enida Shehaj deklarojnë gjithashtu edhe paga nga kompanitë, ku deputeti është administrator apo drejtor ekzekutiv.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top