Connect with us

Patentat e Tahirit dhe mbi 800 mijë euro, Xhafaj: Policia ka bërë detyrën, çështja i takon Prokurorisë

Kuriozitete

Patentat e Tahirit dhe mbi 800 mijë euro, Xhafaj: Policia ka bërë detyrën, çështja i takon Prokurorisë

Patentat e Tahirit dhe mbi 800 mijë euro, Xhafaj: Policia ka bërë detyrën, çështja i takon Prokurorisë

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka raportuar sot në komisionin e Sigurisë në Kuvend në lidhje me buxhetin e akorduar nga qeveria për vitin 2018. Ai bëri me dije se buxheti i këtij viti ka një rritje me 8.4% krahasuar me vitin 2017, nga ku përcaktoi edhe investimet që do të fokusohen për policinë 103%, garda dyfishim, DPCB dyfish buxhet.

Por gjatë mbledhjes së komisionit, ministri Xhafaj është pyetur nga deputeti i PD, Flamur Noka për patentat e skafit dhe 863 mijë euro që iu gjetën personit me iniciale O.S. Xhafaj tha se kjo ngjarje i ka kaluar Prokurorisë dhe ai nuk ka tagrin për të folur për këtë çështje.

“Lidhur me ngjarjen e Elbasanit, drejtori i qarkut Elbasan e ka bërë të qartë publikisht rolin e policisë dhe kryerjen e detyrave nga ana e policisë në këtë çështje, policia e shtetit ka bërë detyrën konform ligjit. Nisur nga shqetësimet, përfshirë edhe ato të politikës unë kam ngarkuar Shërbimet e Kontrollit të Brendshme ta hetojë për përgjegjësitë që kanë punonjësit e policisë.

Ajo që dua të bëj me dije është fakti që gjithçka çfarë ka ndodhur është e regjistruar konform procedurave ligjore dhe i është paraqitur në kohë shumë të shkurtër Prokurorisë së rrethit Elbasan, dhe pak orë më vonë çështja është filluar nga Prokuroria e Elbasanit dhe nga ai moment përgjegjës për atë është një institucion prokuroria e Republikës dhe në rastin konkret Prokuroria Elbasan, apo Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Ajo përcakton nëse ka apo nuk ka vepër penale dhe nëse ka apo nuk ka shkelje nga punonjësit e policisë. Unë nuk e kam këtë tagër që të tejkaloj kompetencat e policisë dhe aq më tepër atë të Prokurorisë”, u shpreh Xhafaj.

Ndërsa i pyetur në lidhje me mungesën e Haki Çakos në Komision, për të mbrojtur buxhetin e policisë, Xhafaj tha se ishte ai përgjegjësi i mbrojtjes së buxhetit e jo Drejtori i Policisë.

“Haki Çako dhe çdo punonjës i policisë nuk është gjykuar të jetë këtu, sepse paraqitja dhe mbrojtja e buxhetit është përgjegjësi e imja kushtetuese e ligjore. Unë jam këtu për të marrë të gjitha përgjegjësitë, për mua dhe sa më takon mua. Policia drejtohet nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit”, shtoi Xhafaj. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top