Connect with us

PD depoziton në Kuvend amendamentin për tekstet shkollore falas

Kuriozitete

PD depoziton në Kuvend amendamentin për tekstet shkollore falas

PD depoziton në Kuvend amendamentin për tekstet shkollore falas

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar dy ditë më parë në Parlament, amendamentin që parashikon tekstet shkollore falas për nxënësit nga klasa e parë dei në klasën e nëntë.

"Shpenzimet për tekstet shkollore dhe ato ndihmëse të nxënësve në arsimin publik nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, mbulohen plotësisht nga buzheti i shtetit", thuhet në propozimin e PD.

Teksetet shkollore të paguara nga shteti ka qenë një propozim i kryetarit të PD, Lulzim Basha prej kohësh, por sipas PD qeveria vazhdimisht ka refuzuar ta marrë në konsideratë.

Sipas PD shumë vende të rajonit e kanë këtë model, si dhe një pjesë e madhe e vendeve të BE. PD thotë se tekstet falas për nxënësit do të ishin një ndihmësë e madhe për familjet e varfra shqiptare, që kanë një prej shpenzimeve më të mëdha të vitit, blerjen e librave për fëmijët./b.l/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top