Video
Përgjoi Ramën, Bashën, Metën e Tahirin, ngjarjet e bujshme që shoqëruan kreun e SHISH
Përgjoi Ramën, Bashën, Metën e Tahirin, ngjarjet e bujshme që shoqëruan kreun e SHISHA. Shehaj
Lajme
Kreu i SHISH e ka paraqitur qysh të premten dorëheqjen e tij tek presidenti Meta, ndërsa vetëm sot bëhet publik ky fakt, ndërkohë që në vend të tij është emëruar nga Rama, Helidon Bendo. Pikërisht kjo ka qenë edhe arsyeja e takimit mes Ramës dhe Metës paraditen e sotme në presidencë.
Tashmë ish-kreu i SHISH, Visho Lika ka drejtuar për 5 vjet këtë institucion, qysh prej vitit 2012 kur u emërua nga Sali Berisha.
Visho Ajazi Likën e kanë shoqëruar disa ngjarje të bujshme gjatë 5 viteve që ai ka qenë në krye të SHISH.
"Lapsi" rendit disa prej tyre:
Në vitin 2013 Komisioni i Sigurisë zbuloi se Visho Ajazi Lika kishte përgjuar një numër të madh politikanësh dhe 25 deputetë të mazhorancës. Në mesin e emrave të përgjuar ishin Edi Rama dhe Ilir Meta. Po ashtu edhe Saimir Tahiri, Erion Veliaj, Vangjel Dule, Tom Doshi, Ben Blushi, Taulant Balla etj. Ndërsa nga ana e PD, veç Lulzim Bashës, të përgjuar figuronin edhe Astrit Patozi, Ilir Rusmali dhe Sokol Olldashi. Për këtë rast Komisioni i Sigurisë, ngriti një komision hetimor, por nuk u arrit në asnjë rezultat konkret apo përfundim.
Një vit më vonë, sërish Komisioni i Sigurisë e thirri Likën për të raportuar në lidhje me certifikatën e sigurisë të skaduar, ndërkohë që ligji e përcakton si diçka të detyrueshme kur bëhet fjalë për dokumente të sekretit shtetëror.
Nuk kanë munguar as akuzat ndaj si një person që mbushi institucionin e SHISH me agjentë të ish-SHIK të Bashkim Gazidedes, gjë të cilën e ka pranuar edhe vetë Lika në një raportim në komisionin e Sigurisë në vitin 2014.
JOQ.al