Connect with us

Përurohet busti i Azem Hajdarit në Tropojë, Basha: I detyrohemi shumë për çka bëri për lirinë

Kuriozitete

Përurohet busti i Azem Hajdarit në Tropojë, Basha: I detyrohemi shumë për çka bëri për lirinë

Përurohet busti i Azem Hajdarit në Tropojë, Basha: I detyrohemi shumë për çka bëri për lirinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbërritur këtë të premte në Tropojë për zbulimin e shtatores së liderit të Lëvizjes së Dhjetorit, Azem Hajdari.

Basha ka marrë fjalën në ceremoninë e përurimit të shtatores së Azem Hajdarit në Tropojë, ndërsa është shprehur se i detyrohen shumë atij, pasi sipas liderit demokrat Azemi vazhdon tu ndriçojë ende rrugën.

“Kam ardhur me gëzim dhe dëshirë të madhe në këtë festë të bukur, kthimin e Azem Hajdarit në Tropojën e tij të shtrenjtë. Këto male janë plot me heroizëm dhe lavdi.

Azem Hajdari ju përket ju, i përket Tropojës dhe ju jeni krenar për birin tuaj. Si udhëheqës politik, Azem Hajdari. Sa më shumë shkon koha, Azem Hajdarit i detyrohemi shumë për çka bëri për lirinë e gjithëve ne.

Kjo është vetëm njëra prej përmendoreve që ngrihen për të. Në fakt përmendoren më të madhe, Azem Hajdari e ka në mendjet dhe zemrat tona. Ai vazhdon të na ndriçojë rrugën.

Në mendjen dhe zemrat time, të mbarë rinisë shqiptare, kujtimi i Azem Hajdarit na shërben të kujtojmë se liria është gjëja më e çmuar në jetë. Tropoja sot është shumë e bukur me përmendoren e Azem Hajdarit”, u shpreh Basha.

Në sheshin kryesor të Tropojës u vendos sot shtatorja e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdarit. Në përurimin e shtatores marrim pjesë personalitete të rëndësishme, mes tyre ish-kryeministri Sali Berisha, kryetari i PD, Lulzim Basha si dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Ceremoninë e hapi kryebashkiaku i Tropojës, Besnik Dushaj i cili u shpreh: “Djalin tonë të bukur e përcollëm të ri dhe na u kthye në bronx. Azem, ti je gjallë dhe faleminderit që na dha mundësitë të ëndërrojmë”. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top