Connect with us

Vazhdojnë ikjet nga Top Channel, edhe kjo gazetare njofton largimin

Kuriozitete

Vazhdojnë ikjet nga Top Channel, edhe kjo gazetare njofton largimin

Vazhdojnë ikjet nga Top Channel, edhe kjo gazetare njofton largimin

Largimi i personazheve nga Top Channel mesa duket nuk ka mbaruar. Një tjetër gazetare e njohur e ekranit sapo ka njoftuar ikjen e saj.

Ish prezantuesja e “Pasdite” Lira Burgija ka njoftuar në profilin e saj Facebook se tashmë do të jetë në pozicionin e këshilltares për marrëdhënien me publikun në një kompani të huaj.

Para Lirës ajo që braktisi “TCH” ishte Jonida Shehu e cila pas më shumë se dy vitesh në rolin e drejtueses së “Pasdite në Top Channel”, moderatorja braktisi emisionin, ku u përfol se shkak u bë një incident gjatë një prej emisioneve të saj.

Ndërsa dy ditë më parë, Idro Seferi ishte gazetari i radhës që u largua nga Top Channel pas mbi 10 vitesh punë aty.

Përmes një postimi në Facebook, Idro u shpreh se ka patur nderin dhe kënaqësinë që ka qenë pjesë e raportimeve të shumë ngjarjeve të rëndësishme për shqiptarët, ndërsa thekson se arsyet e largimit janë të natyrës teknike dhe të vendimit personal për ta parë veten më qetë pas një volumi të madh të punës. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top