Video
“Plas” dhuna në aeroport/ E dashura donte të ikte, ai e shtrin në tokë me tek gjuajtje
“Plas” dhuna në aeroport/ E dashura donte të ikte, ai e shtrin në tokë me tek gjuajtjeF. Gjoni
Kuriozitete
Një çift ka “dhuruar spektakël” pasi janë rrahur keq në sy të të gjithëve, ndërsa po bëheshin gati për t’u nisur në fluturim.
Ata kanë nisur në fillim të zihen me fjalë ndërsa vajza shihet duke tentuar të largohet bashkë me valixhen e saj, por i dashuri nuk e ka lejuar. E ndërsa u duk se gjërat po qetësoheshin, ai ka nxjerrë telefonin për të bërë një fotografi por vajza e inatosur ia ka hedhur në tokë.
Kaq ka mjaftuar që ai t’i kthehet me një gjuajtje dhe ta hedhë në tokë. Më pas ajo është ngritur sërish dhe ka tentuar të marrë valixhen, por ai ka vazhduar ta qëllojë duke e tërhequr zvarrë.
Kanë qenë disa udhëtarë të tjerë të cilët kanë ndërhyrë dhe i kanë ndarë, ndërsa dikush tjetër ka filmuar të gjithë këtë sherr të ndodhur në ambientet e aeroportit të ishullit Aruba në Karaibe.
JOQ.al