Connect with us

“Playoff”-et e Botërorit/ Italia ndaj Suedisë, hakmarrje për “biskotën” e 2004-ës?

Video

“Playoff”-et e Botërorit/ Italia ndaj Suedisë, hakmarrje për “biskotën” e 2004-ës?

"Playoff"-et e Botërorit/ Italia ndaj Suedisë, hakmarrje për "biskotën" e 2004-ës?K. Demiraj

Sport

Në Zyrih është hedhur sot shorti për ndeshjet e playoffit, nga ku do të dalin katër skuadrat e tjera europiane, që do të shkojnë në Botëror.

Italia ka shansin e një hakmarrje të vogël ndaj suedezëve pasi fati e vuri përballë skandinavëve në Play-Off të Botërorit Rusi 2018.

Nëse mbani mend Kampionatin Europian të vitit 2004, kombëtarja italiane u eleminua nga ky kompeticion jo për fajin e tyre.

Fati i “Axurrëve” varej nga ndeshja Suedi-Danimarkë e cila vetëm 2-2 nuk duhet të dilte për të kualifikuar më tej italianët.

Por çfarë ndodhi? Këto dy kombëtare duket se bënë marrëveshje me fjalë që ndeshja të dilte pikërisht me atë rezultat dhe të dyja e panë veten të kualifikuar duke nxjerë jashtë ekipin e Trapatonit.

Tani ekipi axurr ka shansin të marrë hak. Ndërkohë, këto janë çiftet e përcaktuara sot nga shorti:

Irlandë e Veriut – Zvicër

Kroaci – Greqi

Danimarkë – Irlandë

Suedi – Itali

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top