Connect with us

Pleq, merrni vazhdimisht aspirinë ndaloni sulmin në zemër

Shëndetësi

Pleq, merrni vazhdimisht aspirinë ndaloni sulmin në zemër

Ndalimi ditor i marrjes së aspirinave rrit rrezikun për sëmundjet kardiovaskulare për 37 për qind. Ndalimi i papritur i marrjes se këtij antiseptiku mund të shkaktojë mpiksje të gjakut me efekte reaksioni, ka zbuluar studimi i fundit. Afërsisht 40-60 për qind të të moshuarve nga mosha 75 apo më shumë në SHBA dhe Europë marrin aspirinë në baza ditore.

Miliona pensionereve  ju thuhet të marrin aspirinë në baza ditore pasi që shanset për të pasur sulm në zemër apo në tru janë tri herë më të mëdha për ata që nuk e marrin, ka zbuluar një studim i ri.

Trupi mund të vuaj nga “efekti i reaksionit” nëse ju papritur ndaloni marrjen e ilaçit gjë që shkakton mpiksje në venat e juaja që e furnizojnë zemrën me gjak apo trurin, thotë një ekspert.

Duke mos marrë këtë medikament atëherë rreziku për sëmundje kardiovaskulare rritet për 37 për qind.

Afërsisht 40 deri 60 për qind e të moshuarve nga mosha 75 vjet e më të vjetër në SHBA dhe Europë marrin aspirinë në baza ditore apo antiseptik tjerë për të parandaluar sulmin në zemër apo në tru.

Gjetjet e reja kanë një parashikim të errët për ata që ju përshkruhet në recetë marrja e aspirinës për çdo ditë pasi që ata nuk e bëjnë këtë, besojnë studiuesit.

Profesori Johan Sundstrom, i cili e ka udhëhequr këtë hulumtim thotë: Terapia me doza të ulëta të aspirinës është e thjesht dhe jo e shtrenjtë.

“Për sa kohë nuk ka gjakderdhje në vena apo ndonjë operacion ne ta, hulumtimi i jonë tregon se benifitet shëndetësore publike për ata që marrin terapi me aspirinë janë të larta”, tha ai, transmeton GazetaExpress.

Gjetjet kryesore

Një skuadër hulumtuese nga Universiteti Uppsala, ka bërë analizë në më shumë se 600 000 pacientë suedez, ata zbuluan se ata të cilët morën doza të vogla të aspirinës kanë parandaluar sulmin në zemër apo tru për katër vite e gjysmë me radhë.

Pjesëmarrësit ishin më shumë se 40, të ndryshëm sipas sekseve. Mesatarja e moshës ishte 73 vjeç dhe secili kanë marrë një gjysme tablete në baza ditore që e kanë zbatuar 80 për qind e tyre në vitin e parë.

Brenda tri viteve pasuese ka pasur vetëm 62 690 sulme në zemër dhe tru tek pacientet, shkruan GazetaExpress.

Hulumtimi ka zbuluar se çdo i 74’ti pacient që e ka ndal marrjen e aspirinës në baza ditore kanë pësuar ndonjërën prej këtyre sëmundjeve.

Kjo shkallë ishte 37 për qind më e lartë përgjatë atyre të cilët e kishin ndaluar marrjen e aspirinës me ata të cilët e kishin vazhduar.

Hulumtimi zbuloi se ka një rrezik më të madh të sulmeve në zemër dhe tru që rritet ngadalë pasi nuk ka vazhdimësi të marrjes se terapisë e cila “nuk duhet të zvogëlohet por të vazhdohet gjatë gjithë kohës”.

Fondacioni britanik për Zemër thotë se kjo ka nënvizuar rëndësinë që pacientët duhet të marrin përshkrimin e ilaçit nga mjeku.

Profesori Dr. Mike Knapton thotë: Është e njohur tashmë, edhe gjatë hulumtimeve të mëparshme, që aspirina është një ilaç efektivë që parandalon rrezikun nga sulmi në zemër.

“Mirëpo që mjekimi të jetë funksional, është vitale që njerëzit ta përdorin atë. Studimi qartëson qartë rëndësinë e marrjes se ilaçit rregullisht. Mos marrja me rregull, pavarësisht këshillës nga mjeku, mund të rris rrezikun për sëmundje kardiovaskulare, siç janë sulmi në zemër dhe në tru, në një shkallë shokuese më shumë se 30 për qind. Duke falënderuar studimin, ilaçi i çmuar aspirinë është i gatshëm për ne në çdo kohë”, thotë Dr. Knapton. /GazetaExpress/

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top