Connect with us

A po e shkakton deodoranti kancerin në gji?

Shëndetësi

A po e shkakton deodoranti kancerin në gji?

Pasi që rastet me kancer në gji po vazhdojnë të rriten në botë, ekspertët janë duke kërkuar fajin për këtë.

Duke e ditur se gratë tani pinë më shumë alkool se më parë dhe janë më pak aktive, ekspertët thonë se këto mund të jenë vetëm disa nga arsyet.

Por, a mund ta kenë fajin edhe produktet anti-djersë? Shumica prej tyre përdorin përbërës me alumin për të parandaluar djersitjen. Dihet se deodorantët nuk e ndalojnë djersitjen por e maskojnë erën e keqe që del nga djersa – që do të thotë se shumica prej tyre përmbajnë kimikate që vrasin bakteret.

Për disa vjet, është sugjeruar se përbërësit që përdoren në produktet anti-djersë mund të rrisin rrezikun nga kanceri në gji nëse përdoren për periudha të gjata të kohës, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, lidhja mes këtyre përbërësve dhe kancerit është mohuar gjerësisht. Siç edhe thotë ‘Cancer Research UK’ në faqen e tij: “Thashethemet se deodorantët mund të shkaktojnë kancer në gji filluan nga një email shaka. Nuk ka dëshmi se anti-djersët shkaktojnë kancer në gji”.

Qendra mjekësore pranon se shumë studime kanë gjetur lidhje të vogël, por se nuk ka dëshmi të mjaftueshme se kjo mund të jetë e vërtetë.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top