Connect with us

Po festonte me tre meshkuj të panjohur, modelja humb jetën tragjikisht

Showbiz

Po festonte me tre meshkuj të panjohur, modelja humb jetën tragjikisht

Një modele 22-vjeçare ka humbur jetën në një aksident me makinë teksa udhëtonte me tre meshkuj të cilët sapo i kishte njohur. Pasi kishin dalë nga lokali i natës, të rinjtë ishin drejtuar makinës për të shkuar diku tjetër për të festuar.

Aksidenti tragjik ndodhi në Australi disa ditë më parë. Familja e modeles thotë se nuk e kanë idenë përse vajza e tyre Bree Keller kishte hipur në makinë me 3 burrat me të cilët kishte festuar në lokal.

Nga aksidenti humbën jetën edhe dy prej burrave, të cilët ishin vëllezër. Kurse shoku i tyre mundi t’i shpëtonte përplasjes fatale. Në një intervistë televizive, njerku i 22-vjeçares u shpreh se nuk i njihnin burrat që ishin në makinë me vajzën.

Të katërt udhëtonin me një makinë Nissan GT-R R35 me vlerë 150 mijë paund, kur shoferi humbi kontrollin. I dashuri i 22-vjeçares shprehu dhimbjen në rrjetet sociale, duke e përshkruar atë si vajzën me të cilën donte të plakej.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Showbiz

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top