Connect with us

Po tentonte ta shoqëronte në komisariat, i riu hedh në tokë policin

Kuriozitete

Po tentonte ta shoqëronte në komisariat, i riu hedh në tokë policin

Po tentonte ta shoqëronte në komisariat, i riu hedh në tokë policin

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e “Allias”, në kryeqytet.

Policët që kanë qenë aty pranë, duke parë një skenë vjedhjeje të një personi që tentonte të merrte një karrocë bidonash, janë përballur me kundërshtimin e një personi tjetër.

Një i ri nga makina u ka kërkuar që të lëvizin nga aty, por policët kanë këmbëngulur që dhe ai t’i shoqërojë për në rajon.

Mirëpo, djali për një moment lëviz me makinën para duke e hedhur policin në tokë. Në këto moment, policët fillojnë të bëhen agresivë dhe i turren duke e gjuajtur dhe e nxjerrë me forcë nga makina.

Dëshmitarët thanë për JOQ.al se policët u treguan të dhunshëm ndaj të riut që thjesht po mbronte “hallexhiun”, të akuzuar për vjedhjen e një karroce.

Në pamje mund të shihet qartë momenti kur polici bie në tokë dhe kur shkojnë të nxjerrin djalin me forcë nga makina, nga ku më pas e kanë shoqëruar për në rajon. Sipas dëshmitarëve, policët ushtruan dhunë fizike ndaj tij, por që kanë arritur të kapin vetëm pamjet e mëposhtme: www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top