Connect with us

Presidenti Thaçi dekoron Gramoz Ruçin me medaljen “Urdhri i Lirisë”

Kuriozitete

Presidenti Thaçi dekoron Gramoz Ruçin me medaljen “Urdhri i Lirisë”

Presidenti Thaçi dekoron Gramoz Ruçin me medaljen “Urdhri i Lirisë”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, me medaljen “Urdhri i Lirisë”. Thaçi ka thënë se e vlerëson lart rolin dhe kontributin e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi në të gjitha legjislaturat e mëhershme të Parlamentit të Shqipërisë, si dhe angazhimin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Duke vlerësuar rolin e pazëvendësueshëm të Shqipërisë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, për kontributin tuaj personal, unifikues dhe bashkues për gjithë spektrin politik në Shqipëri, në mbështetje të përpjekjeve të jashtëzakonshme në kohën e luftës, por edhe në përpjekjet e tranzicionit demokratik në Kosovë, të shpalljes së pavarësisë dhe gjithashtu edhe tash e di se Kosovën e keni një nga prioritetet kryesore kudo që shkoni si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ua ndaj medaljen Urdhri i Lirisë”, ka thënë Thaçi.

Ndërsa, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, theksoi se kjo është dekorata e parë që merr dhe është me veçantë për të, sepse ia ndan Presidenti i Kosovës.

“Këtë vlerësim që ju bëni, e bëni për të gjithë spektrin politik shqiptar, pasi kanë qenë të gjithë deputetët shqiptarë, të gjitha partitë politike shqiptare, në fund të fundit kanë qenë të gjithë shqiptarët, që ëndrra e madhe e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës të bëhet realitet”, u shpreh Ruçi.

Presidenti Thaçi dhe kreu i legjislativit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, kanë folur edhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe koordinimin e ndërsjellë për përfaqësim sa më të mirë të shqiptarëve në botë. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top