Connect with us

Balla: Prokuroria vegël e padrejtësisë, shqiptarët s’mund të trajtohen si mish për top

Kuriozitete

Balla: Prokuroria vegël e padrejtësisë, shqiptarët s’mund të trajtohen si mish për top

Balla: Prokuroria vegël e padrejtësisë, shqiptarët s’mund të trajtohen si mish për top

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla me anë të një deklarate të shpërndarë për mediat ka akuzuar prokurorinë se po përpiqet të mbyllë dosjen e skandalit "CEZ" e konsideruar nga ai si një nga dosjet më të qarta të korrupsionit të 27 viteve. Balla e ka paralelizuar rastin në fjalë me atë të Saimir Tahirit, për të cilin prokurorët kërkuan direkt arrestimin.

“Prokuroria po përpiqet të mbyllë një prej dosjeve më të qarta të korrupsionit në këto 27 vite: skandalin “CEZ”. Pa kryer asnjë hetim minimal; pa marrë në pyetje asnjë të akuzuar, asnjë dëshmitar, asnjë person në dijeni; pa marrë në konsideratë asnjë prej gjetjeve të raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar.

Prokuroria që u ngrit brenda ditës për të arrestuar një deputet mbi bazën e një materiali të botuar në media me përgjimet e dy kriminelëve, jo vetëm nuk e vë ujin në zjarr për një material të shkruar me fakte kompromentuese e me emra peshqish të mëdhenj e të vegjël, të dyshuar për krim ekonomik e korrupsion me përmasa tronditëse, po na e paska dërguar dosjen në Gjykatë duke kërkuar mbylljen e saj”, shkruan Balla.

Më tej Balla thotë se prokurorët po sillen si "tregtarë qeniesh njerëzore", që sipas tij po e trajtojnë popullin shqiptar si mish për top.

“Kush janë këta prokurorë? Kush u ka dhënë këtyre prokurorëve pushtetin që të sillen me drejtësinë si tregtarë qeniesh të gjalla dhe ta trajtojnë popullin shqiptar si mish për top? Kush është pas këtyre kukullave të këtij teatri të neveritshëm, me drejtësinë si mjet për të sulmuar dhe për të mbrojtur në emër të interesave politike e korruptive që fyejnë Shqipërinë, popullin, drejtësinë?!|”, shton Balla.

Deputeti socialist ka akuzuar prokurorinë se po bën pazare që vijnë erë të keqe me kilometra larg! Prokuroria thekson Balla po shfaqet hapur si vegël e politikës dhe padrejtësisë.

“Prokuroria po provon me veprimet e mosveprimet e saj, një kalbëzim të tmerrshëm! Por prokuroria nuk ka për ta ndalur dot orën e drejtësisë, që po vjen dhe që ka tmerruar politikanë, prokurorë e gjykatës të korruptuar! Kurrë nuk do ta ndalojë dot, edhe sikur të gjejë në gjykatë njerëz të tredhur e të korruptuar, njësoj si ata që e kanë çuar dosjen e CEZ-it për ta varrosur pa asnjë lloj procesi minimal hetimor”, përfundon Balla. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top