Connect with us

Profil/ Kush është kreu i ri i SHISH, nga inspektor terreni në drejtor

Video

Profil/ Kush është kreu i ri i SHISH, nga inspektor terreni në drejtor

Profil/ Kush është kreu i ri i SHISH, nga inspektor terreni në drejtorF. Tenolli

Lajme

Helidon Bendo është kreu i ri i SHISH i propozuar nga kryeministri Rama paraditen e sotme pas dorëheqjes së Visho Ajazit.

Profil/ Helidon Bendo

Prej 7 vitesh ai ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Drejtorisë në Aparatin Qendror (AQ) të SHISH e më pas më 22 prill 2016 u emërua zv.drejtor i SHISH.

Ai ka mbajtur poste të rendësishme në SHISH si Inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ, duke plotësuar kështu një eksperiencë 21-vjeçare.

Helidon Bendo ka lindur më 12 Maj 1971 në Korçës, ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Kreu i ri i SHISH është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tre-mujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Town në SHBA.

Bendo ka kryer edhe një sërë trajnimesh mbi çështje të sigurisë brenda e jashtë vendit dhe flet dy gjuhë anglisht e frëngjisht.

Hobet e tij janë leximi, peshkimi dhe udhëtimet.

Helidon Bendo

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top