Connect with us

Qyteti fare pranë Shqipërisë ofron 2000 euro që të jetoni në të, kjo është arsyeja

Video

Qyteti fare pranë Shqipërisë ofron 2000 euro që të jetoni në të, kjo është arsyeja

Qyteti fare pranë Shqipërisë ofron 2000 euro që të jetoni në të, kjo është arsyejaS. Bardhi

Lajme

Shpesh dëgjojmë që flitet për vende të cilat japin para në mënyrë që të jetoni në to. Ndër më të famshmit është Alaska e pasuar edhe nga vende tjera, qytete apo komuna të vogla.

I radhës është Candela, një qytet i vogël mesjetar në Puglia të Italisë, i cili me nismë e kryebashkiakut Nicola Gatta ka gjetur një zgjidhje praktike për shtimin e popullsisë.

Nicola Gatta është shprehur për CNN:

Unë punoj çdo ditë me pasion dhe përkushtim për ta sjellë Candelën përsëri në shkëlqimin e tij të lashtë. Deri në vitet 1960, udhëtarët e quanin ‘Nap’liçhie’ (Napoli e vogël), për shkak të rrugëve të mbushura me udhëtarë, turistë, tregtarë dhe gumëzhimat e tyre”.

Për të rimarrë madhështinë e humbur të qytetit, kryebashkiaku Gatta po ofron deri në 2,000 euro për të inkurajuar njerëzit që të zhvendosen atje.

Këto ditë, lëvizja napolitane është zëvendësuar nga heshtja e kodrave të gjelbëruara dhe pyjet e paprekura përreth tij.

Kishat që qëndrojnë në çdo qoshe të rrugës mbushen vetëm për të festuar shumë pak lindje që ndodhin këtu, ose shumë funerale për banorët e moshuar.

Ky labirint i rrugëve piktoreskë dredha-dredha, ndërtesat barokore dhe kalimet e harkuara është në rrezik të kthehet në një qytet fantazmë. Shumica e të rinjve kanë ikur në kërkim të një të ardhme më të ndritur gjetkë, duke lënë pas pleqtë.

Megjithatë, Gatta është në një kryqëzatë të dëshpëruar për të shpëtuar Candelan nga vdekja.

Ka dhjetëra shtëpi të bardha verbuese me tarraca panoramike dhe ballkone me zbukurime të cilat rrinë bosh, duke pritur që të mirëpresin banorët e rinj.

Kriteret e veçanta

Për të joshur të ardhurit duke përfshirë të huajt, Këshilli bashkiak i Gatta-s ka hapur arkën e saj me shpresën për të rritur banorët e qytetit.

Stefano Bascianelli, njeriu i djathtë i kryetarit të bashkisë shpjegon:

Kështu ofron: 800 euro për teke, 1,200 euro për çifte, 1,500 deri 1,800 euro për familjet me tre anëtarë dhe mbi 2,000 euro për familjet nga katër deri në pesë persona.”

Gjithashtu mund të ofrohen kredi tatimore për deponimin e mbetjeve urbane, faturat dhe fidanishtet.

Ekzistojnë tre kërkesa kryesore për të marrë paratë: Banorët e rinj duhet të bëhen rezidentë në Candela, të marrin me qira një shtëpi dhe të kenë një punë me një pagë prej së paku 7,500 euro në vit.

Bascianelli thotë:

Ne nuk duam që njerëzit që vijnë këtu duke menduar se mund të jetojnë nga të ardhurat e bashkisë, të gjithë banorët e rinj duhet të punojnë dhe të kenë të ardhura”, thotë

Gjashtë familje nga Italia veriore janë vendosur tashmë dhe pesë të tjerë kanë aplikuar për të lëvizur.

Avantazhet

Fotografi Francesco Delveçhio shprehet:

Qyteti ka një mënyrë jetese të qetë dhe të thjeshtë. Nuk ka turma njerëzish, është shumë e thjështë të lëvizesh, s’ka trafik, s’ka smog.”

Megjithëse nuk ka përfituar nga bonusi, ai është bërë një ambassador për pasuritë e qytetit.

Ne jemi në kryqëzimin e tre rajoneve të mrekullueshme italiane: Campania, Basilicata dhe Molise, me të gjitha mrekullitë që ofrojnë keto rajone”.

Vendasit janë të hapur dhe mikpritës, të lumtur për të jetuar në harmoni me të sapoardhurit në qytet.

Disa nga plazhet më të mira të Pulias janë vetëm një orë larg nga qyteti, ndërsa “Trasonna”, një rrugicë e gjerë 35 centimetra është kthyer në një atraksion turistik.Vendasit krenarë thonë se kjo është rruga më e ngushtë në Itali.

“Cilësia e jetës këtu kap majat. Nuk ka patur një krim në 20 vjet,” krenohet me Bascianelli.

Qytetit i është dhënë një restaurim mjaft cilësor, i lili i ka dhënë qytetit një shkëlqim të ri. Pallatet të vjetra janë restauruar, rrugët dhe sheshet janë tani të hapura për turistët.Paratë publike përdoren për të financuar grupet folklorike të kostumeve, zjarreve spektakolare dhe festivaleve, për të rimarrë traditat dhe mitet e lashta.

Çdo vit, zhvillohet një infiorata e gjallë (artet me lule), me artistë që krijojnë tapete me petale lulesh që mbulojnë trotuaret.Candela qëndron në zemër të asaj që njihet si “hambari i Italisë” dhe Festivali i Grainit sjell përsëri botën e humbur të bujqësisë dhe blegtorisë përmes paradave të traktorëve dhe makinave pluguese.

Ndërkohë, banorët e rinj mund të marrin pjesë në një turne një javore magjepsës përgjatë rrugës me terren të egër të Tratturo Regio që lidh Candela me qytetin bregdetar të Pescasserolit në Abruzzo, ku jetasa u zhvendosë nga tokat e larta në ato të ulëta, ndërkohë që stinët ndryshuan.Ka gjithashtu plane për të hapur një muze të lodrave dhe një sallë ekspozite të veshjeve mesjetare.

Mrekullitë e dimrit

Gatta gjithashtu ka bërë shtëpinë e Shndritshme të Santa Claus, e cila tregon historinë e frymëzimit të legjendës së Krishtlindjes, Shën Nikollës, mbetjet e të cilëve mendohet të jenë të mbytur në qytetin e afërt të Barit.Ai paguan aktorë të veshur si Santa Claus dhe elfet e tij për të treguar këtë histori në një ndërtesë trekatëshe e cila ekziston që nga viti 1600, ata janë aty për një muaj të tërë, kjo bëhet për të kënaqur fëmijët.

Bascianelli thotë:

Gjatë verës është e lehtë të ketë turistë të rastit, por gjatë dimrit është e vdekur, dhe për te tërhequr vëemendjen e turisteve duhen ngjarje të jashtëzakonshme që mund të joshë njerëzit edhe ne të ftohtë edhe në dëborë.”

Çdo kat i kësaj ndërtese ka dhoma gjumi me dyshekë të butë dhe drita të ndritshme ku Santa fle dhe i përshëndet fëmijët që i sjellin letra. Ka një punëtori të madhe ku elfët bëjnë lodra.Pemët e Krishtlindjeve të shndritshme, slitat të mbushura me lodra janë kudo, ashtu siç janë edhe era e mirë e biskotave të pjekura dhe tingujt e muzikes festive qe janë bere himne tani.

Ushqimi i parajsës

Ushqimi i Candelës është gjithashtu një nga pikat kryesore të tij, dhe qyteti pret “Taste Candela”, një turne ushqimesh dhe verërash që mbahen çdo verë në qendrën historike të qytetit.Çdo stand përmban salcice vëndase të shijshme, panine me djathë dhe brusketa me vaj ulliri. Panairi më i këndshëm është Sagra dell’Oreçhietta, duke festuar me makaronat e famshme të Pulias, të bëra vetë, ne forme veshi. Ndërsa është bërë traditë tani më, servirja e tyre me ragu zarzavatesh, derrit të egër, lepuri ose fazani.

Delveçhio thotë:

Kjo është mënyra më e mirë për të shijuar oreçhiette: ragùja ngjitet në mënyrë perfekte në sipërfaqen e lëmuar të makaronave dhe nuk pikohesh.”

Specialitet tjetër është janë kërmijtë e quajtur ciammaruche si dhe asparagu i butë. Tingëllon si një qytet ku do të donim të gjithë të jetonim?

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top