Connect with us

Rama: Askush s’mund të na ndalë në luftën kundër krimit, Fronti i Çorbës kërkon baltosjen e policisë

Kuriozitete

Rama: Askush s’mund të na ndalë në luftën kundër krimit, Fronti i Çorbës kërkon baltosjen e policisë

Rama: Askush s’mund të na ndalë në luftën kundër krimit, Fronti i Çorbës kërkon baltosjen e policisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas vendimit për shkrirjen e komisariatit të Elbasanit. Përmes një statusi në rrjetin e tij social Facebook, Rama shkruan se askush nuk mund ta ndalë këtë maxhorancë në luftën kundër krimit.

“Përshëndes shkarkimin e gjithë zinxhirit të komandës policore në Elbasan. Kush është përzier me çorbën e krimit, po edhe kush s’ka kurajo të përballet sy për sy e dhëmb për dhëmb me të, s’ka vend nën uniformën e dëshmorëve të Policisë së Shtetit”, shkruan Rama.

Më tej kryeministri i është përgjigjur edhe deklaratës së kreut të PD-së Lulzim Bashës, ku e quan të turpshme përpjekjen e e Frontit të Çorbës së vjetër që sipas tij po përpiqen për të baltosur Policinë e Shtetit.

“E turpshme përpjekja e Frontit të Çorbës së Vjetër për të baltosur Policinë e Shtetit për operacionin e suksesshëm mbrëmë në Vlorë, si pjesë e luftës ndaj rrjetit kriminal të heronjve të kazanit politik e mediatik të 48 orëve të fundit.

Policia e Shtetit po bën të gjithë gjërat e duhura dhe çdo drejtues e punonjës policie, duhet të vazhdojë të bëjë përditë këtë që po bën qysh prej nisjes së kësaj faze të re të luftës me krimin, pas pastrimit të Shqipërisë nga kanabisi”, shtoi Rama.

‪Më tej numri një i qeverisë theksoi se “Ta harrojnë se do të na ndalin dot në këtë luftë, të gjithë ata që vazhdojnë t’i marrin shqiptrët për budallenj dhe që synojnë bllokimin e rrugës sonë për Shqipërinë që duam – me shtet, punë, mirëqenie.

Me mandatin e 25 qershorit, ne do t’i bëjmë jo vetëm rrjeteve kriminale, po edhe korrupsionit në tërësi, atë që asnjë nga këta që hidhen sot përpjetë në kazanin e politikës e të medias, s’ka guxuar as ta mendojë, në çerekshekulli rrumpallë e bashkëjetesë harmonike të pushtetit me llumin, ku ky vend mbeti pa shtet, pa ligj, pa drejtësi. Këtu jemi dhe do të shohim. Ditë për ditë”. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top