Connect with us

Rama ironizon Bashën e Kryemadhin: Kush i bën shqiptarët për budallenj, në fund e ha

Kuriozitete

Rama ironizon Bashën e Kryemadhin: Kush i bën shqiptarët për budallenj, në fund e ha

Rama ironizon Bashën e Kryemadhin: Kush i bën shqiptarët për budallenj, në fund e ha

Kryeministri Edi Rama mori fjalën në Kuvend, pak pas votimit kundër heqjes së imunitetit dhe kundër arrestimit të deputetit Saimir Tahiri.

Por qysh në nisje të fjalës së tij, deputetët opozitarë braktisën sallën e seancave.

Ai e nisi fjalën duke ironizuar kryedemokration Lulzim Basha dhe kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, duke thënë “O Selman i vëllait kë të qaj më parë, ty a motrën tonë që u zuri i njëjti hall”.

Por ai shtoi se as ka kë të qaj, as ka si t’i qaj përveçse duke ju thënë në sy, se “kush i bën shqiptarët për budallenj, në fund e ha”.

Rama ironizoi duke thënë “vazhdoni ti bëni shqiptarët për budallenj se keq e më keq do shkoni, e keq e më keq do e paguani”.

Në këtë linjë shtoi se kush kujton se e bën për budalla shqiptarin më të pashkollë, gabon dhe në fund fare paguan.

Ai tha se kanë gabuar më parë dhe kanë gabuar edhe më vonë, por keq e më keq e kanë paguar dhe kjo derexhe është sipas tij, fatura që kanë marrë nga shqiptarët, “pasi i keni bërë për budallenj jo një herë, por herë pas here me radhë, prapë do paguani dhe do paguani edhe më keq, me kamatvonesë shumë më të lartë për Shqipërinë, për njerëzit, për drejtësinë”.

Rama deklaroi më tej se le të çirren, le të bërtasin dhe ulërijnë me emrin e Shqipërisë në gojë, por nënvizoi se duhet ta harrojnë se do e bëjnë për budalla këtë popull.

Sipas tij, opozita mund të gjejë sa të dojë tellallë në “kazanin e medias”, por tha se kot e kanë sepse ky popull e di mirë, edhe kush janë edhe çfarë duan, edhe kujt i tremben.

“Mua nuk më dhimbsen këta, s’ka si të më dhimbsen, sa më shumë ta hapin gropën me lopatën e llumit për këtë qeveri dhe këtë shumicë, aq më thellë do i zhyt ky popull në atë gropë. Por s’mund të mos më dhimbset, urrejtja e atyre që po i fundos përditë në llumin e atyre lopatave, urrejtja që i ka kthyer në vegla qorre të saj. Ikën! Kujtojnë se mund të vazhdojnë ta marrin për budalla këtë popull, këshilla e vetme është të na vazhdojnë të na urrejnë, sepse sa më shumë na urrejnë, aq më shumë do e humbasin logjikën”, deklaroi në mbyllje Edi Rama.

Kuvendi i Shqipërisë votoi paraditen e sotme kundër kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri.

Me 75 vota kundër dhe 60 pro, në seancën e sotme Kuvendi rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Tahirit.

Në seancë votimi u bë me elektronikë dhe ishte i hapur, ndërkohë që me 75 vota pro dhe 60 kundër u miratua kontrolli i banesës së tij.

Prokuroria e Krimeve të Rënda e akuzon ish-ministrin e Brendshëm për veprat penale të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”. /a.y/noa.al

Basha: Kuvendi u kthye në vulën e narko-trafikantëve Rama-Tahiri, qeveria de fakto e vdekur

Kuvendi refuzoi arrestimin e Tahirit, Kryemadhi: Treguat se nuk shkëputeni dot nga krimi

Kuvendi voton kundër kërkesës së Prokurorisë, Tahiri nuk arrestohet

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top