Connect with us

Rama prezantoi prefektët e rinj në qarqe, Basha: Llustraxhiu doli me 12 shërbëtorë të rinj

Kuriozitete

Rama prezantoi prefektët e rinj në qarqe, Basha: Llustraxhiu doli me 12 shërbëtorë të rinj

Rama prezantoi prefektët e rinj në qarqe, Basha: Llustraxhiu doli me 12 shërbëtorë të rinj

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar lidhur me emërimin e 12 prefektëve të rinj nga kryeministri Rama. Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ai ka ironizuar kryeministrin, ndërsa është shprehur se ata do të jenë 12 anëtarët e rinj të bandës dhe prefektët e vërtetë të tij janë Hbailajt e familjes mafioze.

“Llustraxhiu doli sot me 12 shërbëtorë të rinj, në një përpjekje të dëshpëruar për ta çuar vëmendjen diku tjetër, i zënë siç është nga skandali i madh i narko-shtetit. Po çlidhje kanë ca të emëruar, që as nuk do të marrin frymë pa lejen e tij, kur pushtetin e vërtetë ai e ndan me kupolën mafioze e me oligarkët e tenderave.

Siç janë punët, 12 prefektët janë 12 anetarët e rinj të bandës. Ndoshta, ka prej tyre që nuk janë nisur me atë qëllim, por shpejt, do ta shohin veten si noterë e shërbëtorë të Habilajve e familjeve mafioze që janë realisht prefektët e Edi Ramës në 12 qarqet e vendit”, shkruan Basha.

Më herët kryeministri Rama ka prezantuar 12 emrat e rinj të prefektëve. Në një konferencë shtypi, kreu i qeverisë tha se lipset një ridimensionim i institucionit të prefektit.

“Jemi në një fazë të re të procesit të qeverisjes pas një sërë reformash rrënjësore, lipset edhe një institucion i prefektit i ridimensionuar tërësisht si një institucion përfaqësues i kryeministrit dhe i qeverisë në çdo qark.

Nëse do kthejmë kokën pas, ky është një institucion që mbeti në hije në një pozicion letargjik dhe ndërkohë dinamika e re e kësaj faze qeverisje dhe pritshmëritë e larta që njerëzit kanë nga kjo fazë kërkon një qasje e një profil të ri të figurës së prefektit”, tha Rama. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top