Connect with us

Gazetari malazez: Deklaratë skandaloze, Rama foli si Vuçiç

Video

Gazetari malazez: Deklaratë skandaloze, Rama foli si Vuçiç

Gazetari malazez: Deklaratë skandaloze, Rama foli si VuçiçG. Hasani

Lajme

gazz

Gazetari malazez Zeljko Ivanovic ka ngelur i shokuar nga deklarata e kryeministrit Edi Rama në lidhje me mediat që bëri javën e kaluar teksa doli nga parlamenti.

Ivanovic ka folur sot në ditën ndërkombëtare të medias, duke marrë si shembull dhe deklaratën e Ramës si sulmuese ndaj gazetarëve.

Vetë ai si gazetar është ndjerë i sulmuar teksa ka dëgjuar një kryeministër t`i flasë mediave për 25 minutave në atë formë.

Në vijim të panelit dhe interaktivitetit me gazetarët në sallë, gazetari i ‘Vijesti’ tha se fjalimi i kryeministri Edi Rama ishte skandaloz teksa theksoi se kreu i qeverisë shqiptare foli siç do fliste Aleksandër Vuçiç dhe presidenti i SHBA-ve Donald Trump.

Fjalimi i Zeljko Ivanovic:

Fillimisht dua te flas për fjalimin që beri zoti Rama në panelin e parë. Unë mendoj se ishte vërtete një skandal ajo çka ai tha. Për 25 minuta ai foli për kredibilitetin e medias dhe të gazetarëve. Ndërsa për gati 5 minuta kryeministri Rama foli për rendësinë e lirisë së shtypit. E njëjta gjë do kishte ndodhur po të ishte këtu me Vuçiç apo presidenti Trump. U ndjeva totalisht si ta them i sulmuar. Për 13 vite me radhe, tre herë në ditë redaktori bërtët: ‘Mbledhje!!!’ ku flasim dhe diskutojme per besueshmerine e burimeve, per historite qe do mbulojme te nesermen. Tre here ne dite kjo per kaq shume vite, e pas kesaj nje Kryeminister del ketu sic doli zoti Rama per 25 minuta e na thote sesi media duhet te jete e besueshme. Sigurisht qe duhet te jete e tille. Ne jemi te besueshem. Por problemi ka ate beje me politikanet. Psh; ne Malte ndodhi nje vrasje, dhe keto lloj fjalimesh prodhojne keto vrasje. Kryeministri atje per vite i thoshte gazetares qe nuk kishte besueshmneri. Dhe me ne fund ajo u ekzekutua nga mafia.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top