Connect with us

Refuzoi propozimin e martesës, i riu “çmendet” dhe vret studenten e mjekësisë

Kuriozitete

Refuzoi propozimin e martesës, i riu “çmendet” dhe vret studenten e mjekësisë

Një studente e mjekësisë e quajtur Aasma Rani është vrarë nga një djalë pasi ka refuzuar propozimin e tij për martesë.

Ngjarja ndodhi në Kohat të Pakistanit ditën e shtunë.

Sipas policisë, Muxhahidullah Afridi vrau Aasma Rani, një studente në vitin e tretë për mjekësi, pasi ajo refuzoi të martohej me të.

I akuzuari shtiu tre herë mbi të dhe nga plagët e marra vajza nuk mundi të mbijetojë.

Familja e të ndjerit ka njoftuar policinë se Muxhahidullah donte të martohej me Aasma dhe kishte lëshuar kërcënime edhe në të kaluarën, pasi ajo refuzonte vazhdimisht.

Policia po bënte bastisje për të kapur të dyshuarin pasi kishte regjistruar një çështje kundër të riut.

Pamjet e dhimbshme janë postuar në rrjetet sociale, ku vajza në momentet e fundit rrëfen se Muxhahidullah e vrau.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top