Connect with us

Rikthehen reshjet e dëborës, bëhuni gati të mirëprisni dimrin

Video

Rikthehen reshjet e dëborës, bëhuni gati të mirëprisni dimrin

Rikthehen reshjet e dëborës, bëhuni gati të mirëprisni dimrinD. Cani

Lajme

Luhatjet e ndjeshme të temperaturave ditët e fundit dhe kthjellimet e ditës së sotme duket se do ia lënë vendin reshjeve.

Meteoalb bën me dije se nga nesër do të rikthehen reshjet e shiut në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në Veri dhe Lindje të vendit priten reshjet e borës.

Vranësira e reshje të shpeshta do të ketë në Veri por zonat Jugore dhe pjesërisht Qendra, mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Pasditja sjell gradualisht shira edhe në zonat Qendrore – Jugore.

Në këto kushte mbetemi edhe gjatë natës kur priten edhe reshje dëbore në Veri dhe Lindje të vendit.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por mbeten thuajse konstante gjatë mesditës.Capture

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top