Connect with us

Roberti shpërthen në ditën e Flamurit: Patriotizëm gangster, mbeturinë e djegur

Video

Roberti shpërthen në ditën e Flamurit: Patriotizëm gangster, mbeturinë e djegur

Roberti shpërthen në ditën e Flamurit: Patriotizëm gangster, mbeturinë e djegurS. Shtjefni

Thashetheme

Festat e nëntorit i kanë gjetur shqiptarët të frymëzuar për u ndier dhe duke u shprehur më entuziastë e më patriotë se gjatë gjithë vitit. Por përtej atmosferës festive dhe statuseve dashamirëse për dashurinë ndja atdheut ekziston edhe ana tjetër e medaljes.

Pikërisht këtë ka vënë në pah artisti i njohur Robert Aliaj. I njohur për karakterin kontrovers dhe stilin unik si dhe si një njeri me mendje të hapur,këngëtari, piktori dhe aktori, Robert Aliaj i sheh festat e nëntorit në një tjetër këndvështrim.

Aliaj ka postuar një video të vajzës së tij në Instagram, e cila në një prononcim për një radio në Bruksel ka folur për korrupsionin në Shqipëri.

Ai u kujton shqiptarëve mos bëjnë patriotizma, por të mendojnë se çfarë mund të bëjnë ata vetë për të ndihmuar vendin të ecë përpara.

Roberti shkruan:

“Sot është dita kur secili nga ne duhet të pyesi veten: Çfarë bëj unë për Shqipërinë? Të pyesni veten se çfarë ne mund të bëjmë së bashku për mendimin e lirë, për një Shqipëri të çliruar nga prangat e gangsterizmit. Stop Patriotizmit instant që është një supersticion i krijuar artificialisht dhe mbahet përmes një rrieti, gënjeshtrash dhe falsiteti, një paragiykim që i vjedh njeriut veterespektin dhe dinjitetin, që amplifikon arrogancën dhe mendjemadhësinë absurde. Stop patriotizmit si mbeturinë e djegshme në shërbim të pishtarit të cilitdo ambicioz me pushtet. Patriotizmi në kontekstin e kohës sonë është një ndjenjë përgjegjësie kombëtare. Jo shfrytëzimit të pasurive natyrore, jo shkatërrimit dhe padijes. Jo patriotizmit instant afatshkurtër. Joo shpërthimeve të ekzaltuara të emocioneve primitive. Po përkushtimit dhe qëndrueshmërisë. Shqipëria pret nga çdo burrë dhe cdo grua shqiptare, të përmbushin misionin e tyre në shërbim të kombit. Zoti e bekoftë Shqipërinë.”

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top