Connect with us

Rrëfehet Balili: Unë, “Eskobari i Ballkanit” që zgjohem në 6 të mëngjesit për një rrogë

Video

Rrëfehet Balili: Unë, “Eskobari i Ballkanit” që zgjohem në 6 të mëngjesit për një rrogë

Rrëfehet Balili: Unë, “Eskobari i Ballkanit” që zgjohem në 6 të mëngjesit për një rrogëF. Tenolli

Lajme

balili-santa-quaranta_2016_09_19_1717_1474297945

I cilësuar si “Eskobari i Ballkanit”, Klement Balili ka folur për mediat greke duke hedhur poshtë akuzat si drejtues i një organizate kriminale që transporton drogë nga Greqia në Europë.

44-vjeçari deklaron se nuk ekziston asnjë provë që mund të vërtetojë lidhjet e tij me drogën që u gjet në skafin me destinacion Zakinthosin. Ai shton se është peng i një urdhër arresti.

Çështja që e implikon atë, është ajo e skafit për në Zakynthos ku u sekuestruan 750 kg kanabis sativa. Megjithëse pasuritë e tij janë të shumta dhe konsistojnë në disa hotele, ai ka shpjeguar se u përkasin vëllezërve të tij dhe se janë blerë me kredi të ligjshme.

Urdhër arresti ndaj tij është kërkuar nga policia greke, e cila ka kërkuar nga policia shqiptare ekstradimin e tij për në Greqi.

Kapja e sasisë së drogës në Sarandë

Panorama shkruan se asokohe u arrestuan 15 persona, grekë dhe shqiptarë. Sipas dosjes hetimore, Balilin e “djegin” bisedat telefonike me një nga pjesëtarët kryesorë të organizatës. Gjithashtu, sipas burimeve policore, pas trafikut të 1.6 tonëve kanabis sativa që u sekuestruan javën e kaluar në Afnidhes, Athinë, qëndron një degë e organizatës kriminale, me të cilën lidhet Balili.

Oficerë të policisë greke thonë se ende nuk ka prova për 44-vjeçarin shqiptar, por ka indikacione se bëhet fjalë për një organizatë të klonuar. I ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit” flet për “Ethnos i së dielës” dhe refuzon akuzën në ngarkim të tij, të ngritur nga drejtoria e Antidrogës Athinë.

Ai ka deklaruar:

Është arbitrare akuza që më jep policia greke duke çorientuar qëllimisht edhe drejtësinë greke dhe përpiqet të çorientojë edhe drejtësinë shqiptare. Nuk ka asnjë provë nga ato që mund të pranojë një gjykatë për të dënuar një njeri. E gjithë çështja, siç e lexova, sepse ma solli fotokopje avokati im, z.Aleksis Kujas, nuk ka asnjë provë në ngarkimin tim, përveç një skenari që e kanë ndërtuar në mënyrë arbitrare policët dhe mbështetet në një komunikimin tim, tërësisht me një temë pa lidhje, me një nga personat që realisht ka gisht në këtë çështje, por pa ditur unë që pikërisht ky person kryente veprimtari të paligjshme. Jam i sigurt që disa drejtues të policisë greke ndërtuan këtë çështje bashkë me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Berisha, sepse një i afërmi im, konkretisht nipi im i cili është avokat, është anëtar i rëndësishëm i partisë në pushtet në Shqipëri dhe për këtë arsye krijuan këtë çështje për ta shfrytëzuar politikisht dhe të dëmtojnë Kryeministrin Edi Rama.

DOSJA

Klement Balili, i cili thekson në intervistën e dhënë për “Ethnos i së dielës” se ka rënë viktimë e një kurthi të autoriteteve greke dhe të ish-kryeministrit shqiptar, zbulon se dosja hetimore në të cilën është përfshirë nuk i është dërguar ende Prokurorisë shqiptare.

Ai ka thënë:

Njerëz të veçantë, duke ditur ligjet në Shqipëri, që me lëshimin e një urdhër arresti mundet të arrestohet një person dhe të mos të ekstradohet kurrë në Greqi, lëshuan këtë urdhër dhe krijuan këtë stuhi mediatike me mediat e tyre në Shqipëri, duke mos i dhënë policisë shqiptare asnjë provë për çështjen. Kanë kaluar kaq muaj që kur u bë publike kjo çështje në Greqi dhe Shqipëri dhe pavarësisht se autoritetet shqiptare kërkojnë prova autoritetet greke nuk kanë dërguar asgjë. Avokati im në Greqi, z.Kujas, bën vazhdimisht përpjekje të dërgohen këto dokumente që të vendosin autoritetet shqiptare nëse duhet të ekzekutohet ky urdhër, por nuk e kanë bërë.”

Sipas tij, ai asnjëherë në jetën e tij nuk ka pasur lidhje me drogën apo të jetë arrestuar për 750 kg hashash. Sipas burimeve, në korrik 2006 është përfshirë në transportin e 750 kg kanabis, por çështja u fut në arkiv.

Ai shprehet se:

Është gënjeshtër dhe shpifje, dhe është një tjetër përshtypje e krijuar qëllimisht, të cilën e shfrytëzon Berisha dhe opozita që të dëmtojnë qeverinë, sepse nuk kanë çfarë tjetër t’i atribuojnë për çështjet e drejtësisë. Fakti që kjo çështje është e stisur për arsye politike nga opozita dhe drejtues të policisë greke, të cilët bashkëpunojnë dhe kanë ndoshta simpati të veçanta politike në Greqi dhe janë parti aleate më partinë e Berishës në Shqipëri, vërtetohet nga fakti që shpesh janë bërë publikime të veçanta në Greqi dhe Shqipëri, pa pasur në duar dokumente nga çështja.”

JETA LUKSOZE

Klement Balili përgënjeshtroi për median greke akuzat ndaj tij për jetë luksoze me skafe, vila etj.

Balili ka thënë se:

Kam lexuar që më kanë pagëzuar ‘Eskobari i Ballkanit’, por më bën përshtypje që, si ka mundësi që asnjëri të mos ketë bërë një kërkim serioz që të gjejë nëse kam pasur ndonjëherë në jetën time skaf të shtrenjtë, shtëpi luksoze, apo të kem bërë jetë luksoze. Si është e mundur që njëri që është ‘Eskobari i Ballkanit’, d.m.th. ka miliona euro, të zgjohet në 6 të mëngjesit, të shkojë në Drejtorinë e Transporteve në Sarandë, të punojë 8 orë për një rrogë të mirë dhe të ketë një familje që jeton një jetë mesatare si ajo që kanë mijëra shqiptarë të tjerë, pa asnjë makinë apo shtëpi luksoze?”.

Ai shpjegon se vëllezërit e tij janë pronarë hoteli, të cilin e blenë me kredi të ligjshme nga banka shqiptare dhe austriake.

ÇËSHTJA POLITIKE

Ai është shprehur se:

E gjithë çështja është politike, e cila është e sigurt që si në Shqipëri kur të vijnë provat do të zhduket, ashtu edhe në Greqi. Pardje u njoftova nga avokati im, z.Kuja, që vetë përfaqësues të policisë greke që kanë ndërtuar këtë çështje të pavërtetë në bashkëpunim me Berishën dhe politikanë të opozitës, u përpoqën të më përfshinin në një çështje tjetër. Dhe kur u bë konferencë për shtyp e policisë greke dhe përfaqësuesi z.Kuja pyeti se pse përsëri pati publikim në media për përfshirjen time dhe nëse ka qoftë edhe një provë të vetme, përgjigjja ishte që kam lidhje, thuhej që ka dyshime, të cilat në Shqipëri me një mënyrë automatike u bënë temë kryesore, si të isha i akuzuar për këtë çështje”.

Balili i referohet shkatërrimit të një grupi që trafikoi në Greqi 1.6 tonë kanabis sativa. Antidroga zbuloi një furgon që transportonte drogë dhe arrestoi 6 shtetas, mes të cilëve dhe kreun e grupit. Gjatë prezantimit të çështjes, drejtori i policisë së Athinës, Kristo Papazafiri, tha se po hetohet lidhja e 44-vjeçarit shqiptar, i njohur si “Eskobari i Ballkanit” me çështjen konkrete.

URDHRI I ARRESTIT

Klement Balili ka shtuar se:

Po të isha fajtor, nuk do të mund të më shpëtonte askush. Në Shqipëri, nëse do të kishte qoftë edhe një dokument që më bënte fajtor, nuk do të mund të më shpëtonte askush, aq më pak që Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka shpallur luftë paligjshmërisë në Shqipëri, diçka që nuk ndodhte me qeverinë e mëparshme. Nga provat që kam në dorë, ku është e gjithë dosja hetimore e përkthyer në shqip dhe në bashkëpunim me avokatët e mi dhe z.Kuja që kam në Greqi, si dhe avokatët në Shqipëri, të gjithë më thonë që nuk ka asnjë provë. Por me një ndryshim që këtë dosje hetimore, nëse nuk e kanë zyrtarisht autoritetet shqiptare, nuk mund të nxjerrin asnjë vendim dhe kështu unë jam peng i një urdhër arresti, i cili nuk lidhet me asnjë provë. Jam edhe peng i kësaj procedure, ku drejtësia shqiptare është e detyruar ta ekzekutojë këtë urdhër arresti, edhe pa prova dhe nuk mund ta anulojë sepse duhet të vijnë provat zyrtare nga Greqia. Provat jozyrtare që kam unë dhe avokatët e mi, nuk mund t’i dorëzohen drejtësisë shqiptare. Duhet të ndodhë në mënyrë zyrtare”.

MBROJTJA

Avokati i tij në Greqi, Aleksis Kujas, për “Ethnos i së dielës” shprehet se:

Do të shpëtojë. Jam i sigurt që edhe në çështjen që para pak ditësh u përpoqën ta përfshijnë klientin tim, Klement Balili, ashtu dhe në çështjen tjetër të Zakinthos, ku prapë të njëjtën gjë tentuan të bënin, nuk ka asnjë provë nga ato që një gjykatë e një vendi të mirëqeverisur t’i pranojë si provë për dënimin e një personi. E vetmja gjë që fatkeqësisht në këto momente shkatërron jetën e tij dhe përfshin edhe familjen e tij është opozita në Shqipëri, që përpiqet të bëjë serioze çështje që nuk janë të tilla. Nëse Klement Balili nuk do të ishte xhaxhai i një politikani të rëndësishëm, kryetar i Bashkisë së Delvinës, d.m.th. zonë në Vorio-Epir, nuk do të kishte çështje”.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top