Connect with us

Rrëfimi rrëqethës i Damianos: Babai ia përplaste mamasë kokën në mur, nuk e fal

Showbiz

Rrëfimi rrëqethës i Damianos: Babai ia përplaste mamasë kokën në mur, nuk e fal

Damiano është një nga banorët që ka fituar vëmendjen e të gjithëve në këtë edicion të Big Brother.
Mbrëmjen e sotme ai i përlotur ka rrëfyer sfidat dhe vështirësitë që jeta i vendosi në fëmijëri, e që atëherë i është dashur t’ia dalë përpara me mamanë e tij, e cila ka vuajtur shumë.

Babai im ka qenë një njeri i dhunshëm dhe godiste nënën time. Pinte shumë dhe luante bixhoz. Luante me lekët që fitonte dhe inatin e nxirrte tek nëna ime. Nuk harroj imazhet kur ai i përplaste kokën në mur”, është shprehur ai.

Një gjë tha se nuk i falte të atit.

Nuk kam asgjë kundër tij, por nuk i fal vetëm diçka. Momenti kur ai është larguar nga shtëpia ka marrë krevatin ku unë dhe nëna ime flinim, sepse nuk kishte krevat të flinte me gruan tjetër. Prind nuk është ai që të lind, por ai që të rrit”, tha Damiano.

I përlotur, Damiano tha se një jetë nuk i mjafton për të falenderuar dhe qenë mirënjohës për tezen, gjyshen dhe nënën. Në dhomën e rrëfimit e priste gjyshja, njëra nga tre gratë që ai thotë se e kanë rritur.

E ndjek Big Brother, por më ka mërzitur çik javën e shkuar. Është çik mistrec dhe ja do puna që të bëhet pak mistrec”, thotë ajo kur pyetet nga Arbana nëse e ndiqte BB apo jo.

Pse të dënoheshe?”, ja kthen ajo më pas Damianos.

Lidhur me Armelën…

E kam parë dhe është shumë e mirë”, thotë ajo.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Showbiz

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top