Connect with us

Rrogë modeste, me 50 mijë euro kredi e pa makinë, kjo është pasuria që deklaronte gjyqtari i korruptuar

Video

Rrogë modeste, me 50 mijë euro kredi e pa makinë, kjo është pasuria që deklaronte gjyqtari i korruptuar

Rrogë modeste, me 50 mijë euro kredi e pa makinë, kjo është pasuria që deklaronte gjyqtari i korruptuarF. Tenolli

Lajme

Pas një hetimi prej më shumë se një vit nga Prokuroria, gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Shkëlqim Miri është ndaluar.

Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën 300 milionë lekë të vjetra dhe 20 mijë euro që dyshohen se janë marrë në këmbim të një ndryshimi kualifikimi për një vrasje të ndodhur në Burrel, në vitin 1997.

Autor i kësaj vrasje ka qenë Gentian Doda i cili u dënua me 20 vite burg nga gjykata.

Duke iu referuar një verifikimi në portalin e deklarimit të pasurisë deri në vitin 2014, gjyqtari ka deklaruar një pagë modeste prej 1 349 625 lekë të ardhura.

Miri ka deklaruar se ka në pronësi një banesë afro 50 metra katrorë, 4 milionë lekë të vjetra kursime në bankë.

Gjithashtu rezulton se ai ka marrë edhe një kredi në një bankë të nivelit të dytë në shumën 50 mijë euro dhe me normë interesi rreth 4 % si dhe me detyrim financiar të pashlyer 39 953 euro.

Në pronësi të tij gjyqtari nuk ka asnjë makinë të deklaruar megjithëse në banesë iu gjet shuma marramendëse.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top