Connect with us

Ruçi në Budapest: Prioritet reforma në drejtësi dhe anëtarësimi i Shqipërisë në BE

Kuriozitete

Ruçi në Budapest: Prioritet reforma në drejtësi dhe anëtarësimi i Shqipërisë në BE

Ruçi në Budapest: Prioritet reforma në drejtësi dhe anëtarësimi i Shqipërisë në BE

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi mori pjesë sot në Konferencën e 8-të të Kryetarëve të Parlamenteve të Vendeve të Ballkanit Perëndimor, që po zhvillon punimet në Budapest, Hungari. Në fjalën e tij, Ruçi nënvizoi rëndësinë që paraqet për vendet e Ballkanit Perëndimor anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

“Sot, të gjithë ndjehemi krenar pasi jetojmë në një rajon paqja dhe stabiliteti mbizotëron, ku kemi më shumë gjëra që na bashkojnë se gjëra që na ndajnë. Sigurisht, një nga gjërat kryesore që na bashkon është besimi në vlerat e BE-së, është qëllimi i përbashkët dhe vendosmëria për të qenë pjesë e tij”, u shpreh Ruçi.

Kryetari i Kuvendit vuri në dukje masat konkrete të ndërmarra nga Kuvendi për adresimin e rekomandimeve të Raporteve të Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitet 2015 dhe 2016, të cilat lidhen edhe me kushtet për çeljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Në fokus të fjalës së z. Ruçi ishte dhe Reforma në Drejtësi. Duke e vlerësuar Reformën në Drejtësi si një “reformë themelore për avancimin tonë me axhendën evropiane”, Kryetari i Kuvendit theksoi se “Kuvendi i Shqipërisë, ka miratuar me unanimitet 7 ligjet prioritare që shoqërojnë amendimet Kushtetuese, duke përfshirë ligjin për vetting-un; ka miratuar 13 ligje nga paketa e 27 projektligjeve të reformës në drejtësi; si dhe ka vijuar punën për hartimin e 14 projektligjeve të tjera të kësaj pakete ligjore”. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top