Connect with us

Tragjike, një person i jep fund jetës me vetëvarje

Kuriozitete

Tragjike, një person i jep fund jetës me vetëvarje

Tragjike, një person i jep fund jetës me vetëvarje

Një person në Berat i ka dhënë fund jetës ditën e sotme duke u vetëvarur në kasollen pranë banesës së tij.

Burime nga policia bëjnë me dije se kanë marrë njoftimin se rreth orës 14:00 një person në fshatin Moravë, dyshohet se është vetëvarur.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor si dhe eksperti mjeko-ligjor ku ka rezultuar se 61 vjeçari S.P., dyshohet se është vetëvarur.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër.

Ka qenë bashkëshortja e viktimës ajo që ka gjetur trupin e pajetë dhe ka lajmëruar menjëherë familjarët e tjerë dhe policinë.

Nga deklarimi i familjarëve rezulton se viktima vuante prej vitesh nga depresioni, çka dyshohet edhe si shkak i aktit të rëndë.

Materialet i kaluan prokurorisë së rrethit gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme./b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top