Connect with us

Saimir Tahiri në vëzhgim nga SHISH, i bllokohet pasaporta

Kuriozitete

Saimir Tahiri në vëzhgim nga SHISH, i bllokohet pasaporta

Saimir Tahiri në vëzhgim nga SHISH, i bllokohet pasaporta

Për shkak të hetimeve për dosjen e Habilajve ku rezulton i përmendur edhe vetë ish-ministri i Brendshëm në përgjimet e bëra nga drejtësia italiane, Saimir Tahirit i është bllokuar pasaporta.

Bëhet me dije se pasaporta e Tahirit është bllokuar që ditën e djeshme, ndërsa lajmi bëhet i ditur për lapsi.al nga burime konfidenciale.

Po ashtu partnerët ndërkombëtarë kanë kërkuar të mbahet nën vëzhgim nga agjentë të Shërbimit Informativ Shtetëror për të parandaluar ndonjë tentativë arratisjeje të ish-Ministrit të Brendshëm jashtë vendit.

Gjithashtu pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, në Kryesi kanë mbërritur kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe kreu i grupit parlamentar Taulant Balla.

Mësohet se Këshilli për Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet pasditen e sotme, ku pritet të marrë vendim për Tahirin. Në varësi të vendimit të Këshillit, më pas pritet edhe thirrja e një seance të jashtëzakonshme. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top