Connect with us

Sekuestrohen rreth 3 ton metrazhe kontrabandë, pranga transportuesit, procedim doganierit

Kuriozitete

Sekuestrohen rreth 3 ton metrazhe kontrabandë, pranga transportuesit, procedim doganierit

Sekuestrohen rreth 3 ton metrazhe kontrabandë, pranga transportuesit, procedim doganierit

Policia e Elbasanit ka sekuestruar një kamion me metrazhe rreth 3 ton, me dyshimin se është futur kontrabandë në pikën kufitare Tre Urat në Përmet. Në pranga është vënë transportuesi i mallit kontrabandë dhe është proceduar doganieri me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Në pranga është vënë Petrit Abedini, 58 vjeç banues në Tepelenë. Arrestimi i tij, u bë pasi në Lagjen “Emin Matraxhiu” në unazën e qytetit, u kap në flagrancë me një kamion duke tregtuar mallra të ndryshme dhe duke shkarkuar mallra në një furgon, pa dokumentacion përkatës.

Grupi hetimor, pas verifikimeve të para hetimore, sekuestroi kamionin të ngarkuar me metrazhe me 2000 kg pëlhurë (astarë) të reja dhe 960 kg mallra të ndryshme që dyshohen të jenë futur kontrabandë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Tre Urat Përmet.

Ndërsa ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit A.I., 33 vjeç banues në Përmet me detyrë doganier në Degën Doganore Tre Urat Përmet. Procedimi ndaj tij filloi pasi më datë 24 tetor, në hyrje të Republikës së Shqipërisë në Pikën e Kalimit Kufitar Tre Urat dyshohet se nuk ka ushtruar kontroll në kamionin që drejtohej nga Petrit Abedini.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Fshehja e të ardhurave” për Petrit Abedinin, dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” dhe “Shpërdorimi i detyrës” për doganierin A.I. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top