Connect with us

Seldi dhe Mimoza Shkodra sjellin shumë “Dashni” me duetin e tyre të ri

Kuriozitete

Seldi dhe Mimoza Shkodra sjellin shumë “Dashni” me duetin e tyre të ri

Seldi dhe Mimoza Shkodra sjellin shumë “Dashni” me duetin e tyre të ri

Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra janë një ndër çiftet më të përfolura kohët e fundit, kjo edhe për shkak pak javë më parë shpallën fejesën në një ceremoni private me të afërm dhe miq të ngushtë.

Lajmi që qarkulloi në media u ushqye edhe me foto e video nga çifti, që zgjodhën të ndajnë edhe me miqtë virtualë momentet e lumtura nga dita e tyre e shënuar.

Ndërkohë, puna për këngën dhe klipin e ri kishte nisur prej kohësh. Seldi dhe Mimoza, gjatë muajve të nxehtë të verës punuan edhe me projektet muzikore, ndër të cilat edhe për këngën e re që sapo kanë publikuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

"Dashni", një këngë ritmike që u shkon zërave të të dyve, vjen edhe si një kurorëzim e dedikim për lidhjen e dashurisë për njëri-tjetrin.

Klipi ka ardhur pa ndonjë paralajmërim dhe i befasishëm për fansat e tyre ndërsa një pjesë është regjistruar në Prishtinë.

Theksojmë se tekstin e këngës e ka shkruar Petro Xhori ndërsa instrumentalin e ka bërë Irkenc Hyka. /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top