Connect with us

I sëmuri me kancer sheh lindjen e djalit, pamjet prekëse (Foto)

Kuriozitete

I sëmuri me kancer sheh lindjen e djalit, pamjet prekëse (Foto)

Një lindje që ka mallëngjyer një botë të tërë. Ardhja në jetë e të voglit Levon, nuk ishte një lindje si shumë të tjera, por ishte një moment vërtetë special, duke qenë se babai i tij i prekur nga kanceri, asistoi në dhomën ku po lindte e shoqja, në momentin më të bukur të jetës së tyre.

Cagney Wenk, 26 vjeç dhe bashkëshortja e tij Jessica Li, janë nga Colorado, SHBA. Disa muaj më parë zbuluan në të njëjtën kohë se do bëheshin me fëmijë, por edhe se ai ishte prekur nga një formë e rëndë kanceri agresiv në kokë, shkruan noa.al.

Në këto muaj Cagney i’u nënshtrua një sërë ndërhyrjesh kirurgjikale dhe kur e shoqja shkoi në spital për të lindur, ai ndodhej atje i shtruar pas një prej operacioneve të cilave i ishte nënshtruar.

Nuk do kishte mundur dot të asistonte gjatë lindjes, por në sajë të ndërhyrjes së personelit sanitar, çdo gjë u bë e mundur dhe u dokumentua në videon prekëse që gjeni më poshtë.

Më 18 shtator, Cagney, u dërgua në sallën e lindjes që nga terapia intensive ku ndodhej dhe mundi të shihte ardhjen në jetë të vogëlushit të tj.

Gjithë skena u fotografua nga Sarah Boccolucci, e cila asistoi gjatë lindjes. Lotët e gëzimit dhe emocionet e forta të babait të ri janë vërtetë prekëse.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top