Connect with us

Shuhet aktori i mirënjohur Mërkur Bozgo

Video

Shuhet aktori i mirënjohur Mërkur Bozgo

Shuhet aktori i mirënjohur Mërkur BozgoA. Shehaj

Lajme

Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare aktori i skenës dhe ekranit, Mërkur Bozgo. Aktori vuante nga një sëmundje e rëndë prej kohësh.

Bozgo ka lindur në 24 Mars të vitit 1937 në qytetin e Gjirokastrës. Në vitin 1961 përfundoi studimet e larta në degën Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës dhe prej këtij viti filloi punën në Estradën e Tiranës deri në vitin 1968.

Pas këtij viti për rreth shtatë vite me radhë punoi në televizion dhe që prej vitit 1975 punoi si aktor në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar).

Në vitin 1994 doli në pension.

Në kinematografi roli i tij i parë ishte në kinokomedinë televizive "Estrada në ekran" në vitin 1968.

Roli më i fundit i aktorit Mërkur Bozgo ishte ai i hoxhës në filmin "Gjoleka, djali i Abazit" në vitin 2005, përkrah Enxhi Agushit.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top