Connect with us

Si i mashtronte meksikani shqiptarët me blerjen e makinave, mijëra dollarë të zhvatur

Video

Si i mashtronte meksikani shqiptarët me blerjen e makinave, mijëra dollarë të zhvatur

Si i mashtronte meksikani shqiptarët me blerjen e makinave, mijëra dollarë të zhvaturS. Bardhi

Lajme

Shitjet online janë kthyer në trend por edhe në nevojë në Shqipëri. Ky treg po ecën me hapa të shpejtë megjithëse ka shumë mangësi në kujdesin ndaj klientit apo në sigurimin e produkteve dhe kjo si brenda ashtu edhe jashtë kufijve.

I tillë është edhe rasti që vjen nga intervista e Klan Plus me një prej ekspertëve të teknologjisë, ku shpjegon se si qytetarët kanë rënë pre e kompanisë “autobrandnet.com”, viktimë e së cilës kanë rënë shumë qytetarë, kryesisht nga Tirana dhe Durrësi, vetëm gjatë muajve të fundit Gusht – Shtator.

Dhjetëra qytetarë shqiptarë po bien pre e mashtrimeve nga kompani fantazmë, që ofrojnë shitjen e automjeteve online nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Alban Kosova, ekspert i teknologjisë shprehet:

Njerëzit hyjnë në website kërkojnë të blejnë një makinë, bëjnë pagesë bankare nëpërmjet dokumenteve dhe makina nuk ju vjen. Është një shtetas meksikan, që fshihet pas këtij website.”

Albani na shpjegon rastin e një qytetari nga Tirana, që në Gusht u mashtrua për blerjen e një mjeti Volkswagen Passat të vitit 2012.

Ai thotë:

Në rastin konkret ka bërë 4 200 dollarë parapagesë me bankë, çmimi real i makinës ishte diku tek 9 000 dollarë.”

Por si funksionon realisht skema e mashtrimit nëpërmjet vjedhjes së të dhënave dhe informacionit nga agjencitë serioze të shitjes së makinave.

Albani shpjegon më tej:

Marrim rastin e një makine të përdorur Porche të viti 2015, që tek autobrandnet.com shitet 24 900 dollarë, e njëjta makinë ndodhet tek website i besuar, me vlerë 92 mijë dollarë dhe është në ankand, për të cilën shumë persona mund të japin ofertë dhe nuk mund ta blejnë. Ndërsa tek autobrand, me foto të vjedhura të tregon se mund ta blesh direkt, ndërsa realisht mund ta blesh vetëm në ankand.”

Kosova tregon se kanë mundur të shpëtojnë nga mashtrimi disa klientë, të cilët pasi kishin bërë veprimet paraprake, janë paraqitur tek shoqëria e tij, për të siguruar transportin.

Sipas tij, shqetësues është fakti që qytetarët, për arsye të ndryshme, nuk denoncojnë në polici raste të tilla mashtrimi, me shuma të mëdha monetare.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top