Connect with us

Si ta quaj këtë dashuri, Kushi takon sozinë e Arnavit, ajo i shpëton jetën, ja ç’do ndodhë sot

Showbiz

Si ta quaj këtë dashuri, Kushi takon sozinë e Arnavit, ajo i shpëton jetën, ja ç’do ndodhë sot

Arnav i thotë Kushit se nuk e feston ditëlindjen por ajo mund ta kishte uruar. Kushi i thotë se ajo nuk bën kundër dëshirave të tij dhe ai tha që nuk do as festë as urime. Ajo i thotë se kishte bërë gati çdo gjë për ditëlindjen e tij por bëri siç ai dëshironte. Kushi i thotë Arnavit se ajo pas martesës ka ndryshuar shumë por ai as nuk ndan momentet e lumtura me të.

Ajo largohet dhe e lë Arnavin në mendime. Kushi shkon tek tavolina e ngrënies ku janë mbledhur të gjithë. Ajo është shumë e mërzitur dhe këtë e vënë re edhe pjesëtarët e familjes. Arnav vjen gjithashtu dhe të gjithë i urojnë ditëlindjen përveç Kushit. Arnav vendosë të gatuajë xhalebi për Kushin. Ajo habitet. Kushi vendos një qiri tek xhalebitë dhe i thotë Arnavit të shprehë një dëshirë.

Arnav i kërkon falje Kushit dhe i thotë se ditëlindjen tjetër mund të bëjë çfarë të dojë ajo. Kushi i jep dhuratën Arnavin dhe ai shkon ta veshë. Arnavit nuk i bën kostumi që i ka bërë dhuratë Kushi shkruan revistawho.com. Ajo nxehet me rrobaqepësin dhe ditën tjetër shkon atje. Ajo pyet rrobaqepësin pse ja ka qepur kostumin kaq të vogël. Rrobaqepësi e pyet në emër të kujt ishte kostumi. Kushi i thotë Arnav Singh Raizada ASR.

Një djalë i vogël i flet Kushit. Ajo habitet pasi ai i thotë se e ka emrin ASR. Rrobaqepësi thotë se kostumet janë ngatërruar. Djali i vogël nxehet me rrobaqepësin dhe me Kushin. Kushi habitet nga sjellja e tij dhe ngjashmëria që djali ka me Arnavin. Ajo shkon dhe i tregon Arnavit. Kushi dhe NK vendosin të shkojnë në treg. Ata shohin dy burra duke rrëmbyer një fëmijë.

Kushi e shpëton fëmijën dhe hipin në një makinë. Fëmija është i njëjti që Kushi takoi në rrobaqepësi. Kushi nuk di t’i japë makinës revistawho. NK telefonon Arnavin. Arnav ndjek Kushin me makinë. Kushi më në fund ndalon makinën. Arnav i bërtet Kushit që rrezikoi jetën për dikë tjetër. Djali i vogël del nga makina dhe thërret mamanë. Mamaja e djalit i bërtet Kushit sepse mendon se ishte ajo që ja rrëmbeu djalin. Kushi mundohet ta sqarojë. Arnav i bërtet të pushojnë.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Showbiz

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top