Connect with us

Si të drejtoni flokët në kushte shtëpie duke mos përdorur piastrën dhe tharësen e flokëve

Shëndetësi

Si të drejtoni flokët në kushte shtëpie duke mos përdorur piastrën dhe tharësen e flokëve

Me siguri shumë prej jush mund t’ju ketë ndodhur të gjendeni në një situatë të pakëndshme, si për shembull një mbledhje në punë ose festë me miqtë, ku flokët të duken si mos më keq.

Madje mund të ketë ndodhur që të tjerë t’ua kenë vënë në dukje këtë gjë dhe t’i kenë quajtur flokët tuaj të pabindur.

Nëse nuk dëshironi të harxhoni shuma të mëdha me trajtime drejtime permanent ose të përdorni piastrën dhe tharësen e flokëve,ne kemi zgjidhjen e duhur për ju :

Maskë më banane, qumësht dhe vaj të arrës së kokosit:

Në një enë shtypni një banane të plotë, të pjekur mirë derisa të bëhet në trajtë pureje. Më pas shtoni 1 filxhan kafeje qumësht dhe vazhdoni me përzierjen derisa masa të lidhet dhe më shumë. Në fund shtoni një lugë gjelle vaj i arrës së kokosit dhe vazhdoni me përzierjen në frulator.

Aplikoni maskën në flokë të lagur duke masazhuar kokën me lëvizje rrethore për një orë e gjysmë derisa të thahen plotësisht. Në fund shpëlani flokët dhe krihini me krehër me dhëmbë të gjerë.

Bananet përmbajnë shumë vlera ushqyese si vitaminë B6 që ka efekt shumë pozitiv për flokët.

Kurse sheqeri natyral i tyre ruan lagështinë natyrale të fibrave të skalpit. Qumështi, nga ana tjetër përmban proteina që lehtësojnë drejtimin e tyre. Efekt i cili përforcohet akoma dhe më shumë kur shoqërohet me vitaminat e vajit të arrës së kokosit.

KËSHILLË: NËSE DONI VETEN DHE FLOKËT TUAJ, MOS BËNI GABIM T’I HEKUROSNI.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top