Connect with us

Si të veproni nëse qeni juaj ha jashtëqitjen e vet?

Kuriozitete

Si të veproni nëse qeni juaj ha jashtëqitjen e vet?

Disa qenë hanë jashtëqitjen e tyre, ndërkaq kjo shprehi e keqe më së shpeshti u ndodh këlyshëve. Mirëpo, lajm i mirë është që më së shpeshti kjo shprehi zhduket me kalimin e viteve.

Edhe pse ekzistojnë probleme mjekësore të cilat mund të shkaktojnë një sjellje të tillë, në shumicën e rasteve nuk ka arsye për t’u brengosur.

Si të përballeni me këtë problem?

Mënyra më e mirë që të pengoni qenin të hajë jashtëqitjen është që ta hiqni sapo ta bëjë nevojën, transmeton Telegrafi.

Qenve të cilët hanë jashtëqitjen e vet nuk do t’u ndodhë asgjë, mirëpo jashtëqitja e huaj mund t’i dëmtojë, andaj është me rëndësi t’ua çrrënjosni këtë sjellje.

Kur ta çoni qenin që të bëjë nevojën, mbajeni për kapistre në mënyrë që vetes t’ia lehtësoni “luftën” për jashtëqitjen.

Natyrisht, do të ishte perfekt që kanakarin tuaj ta mësoni që pa reagime të dëgjojë urdhrat, sepse kjo mund t’jua lehtësojë një sërë situatash të tjera.

Në këtë mënyrë mundeni edhe që ta qerasni që pasi që t’ju ketë dëgjuar, andaj kjo mund të shërbejë si hap i rëndësishëm në eliminimin e dëshirës për të ngrënë jashtëqitjen.

Gjithashtu, ekzistojnë disa shtesa në ushqim të cilat do të mund të ndihmojnë në mësimin e qenit që t’i lërë shprehitë e këqija. Ato shtesa ua “prishin shijen e jashtëqitjes”.

Në fund, më së miri është që të kërkoni këshilla nga veterinari, i cili mbase do t’ju japë ndonjë këshillë të dobishme dhe rekomandim profesional lidhur me këtë problem.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top