Connect with us

“Si u bëra nga kovaç ministër i Jashtëm, kur më telefonoi Meta thashë se po talleshin shokët”

Video

“Si u bëra nga kovaç ministër i Jashtëm, kur më telefonoi Meta thashë se po talleshin shokët”

“Si u bëra nga kovaç ministër i Jashtëm, kur më telefonoi Meta thashë se po talleshin shokët”A. Shehaj

Lajme

panaritiEdmond Panariti, i cili ka qenë një herë ministër i Jashtëm e më pas ministër i Bujqësisë, ka treguar disa detaje interesante nge jeta e tij, për të cilat nuk kishte folur kurrë,

Ai ka treguar se fillimisht, profesioni i tij i parë ishte kovaç dhe se kurrë nuk e mendonte se do të ishte ministër. Për më tepër, në “Vila 24” ai tregoi se deri diku e kishte menduar që do të mund të bëhej ministër i bujqësisë, por i jashtëm…

Ndër të tjera, Panarit tregoi telefonatën e parë më ish-kreun e kësaj partie, Ilir Metën, tashmë President i vendit.

Ai tha:

Kam qenë kovaç i kategorisë së katërt. Është një element i jetës sime që nuk e kam ndarë më parë me publikun. Po ju shpjegoj që kovaçhana është një pjesë e një uzine ku bëhet farkëtimi i detaleve, edhe aty mund të bëhet karrierë, fillohet nga kategoria e 4 dhe shkon tek e 7-ta. Aty i kam marrë leksionet e para nga jeta. E preka realitetin, njerëzit e thjeshtë, mësova shumë prej tyre, pas shumë vitesh përçapje mora të drejtën e studimit për veterinari, edhe pse kisha kërkuar mjekësi”.

I pyetur nëse e kishte menduar të bëhej ndonjëherë ministër, Panariti u shpreh:

Si veteriner nuk e kisha menduar se do bëhesha ministër Bujqësie, por që do më thërrisnin të isha ministër i Jashtëm kjo ka qenë surpriza më e madhe në jetën time”.

E duke treguar se si u bë pjesë e LSI-së, Panariti flet edhe për telefonatën e parë që i ka bërë Ilir Meta, e cila i është dukur si një shaka e stisur nga miqtë e tij.

Ish-ministri tregon:

Kam pasur një ftesë personale nga Presidenti i vendit, Zoti Ilir Meta që në atë kohë kërkonte prurje të reja, më telefonoi vetë ai, isha në shtëpi. Më tha jam Ilir Meta, unë e mora si shaka, se bënin miqtë e mi shaka të tilla. Më pas e besova, më kërkoi miqësisht të pinim një kafe, e biseduam, me kërkoi të isha pjesë e LSI dhe unë që nga ajo ditë nuk jam penduar për këtë zgjedhje”.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top