Connect with us

“Si u dënuan padrejtësisht vajzat tona për vjedhje”, burrë e grua flasin mes lotësh

Video

“Si u dënuan padrejtësisht vajzat tona për vjedhje”, burrë e grua flasin mes lotësh

"Si u dënuan padrejtësisht vajzat tona për vjedhje", burrë e grua flasin mes lotëshA. Shehaj

Lajme

vajza

Një histori e çuditshme që i ka ndodhur një familje është shpalosur ditën e sotme për publikun shqiptar. Bëhet fjalë për familjen Memetllari nga qyteti i Korçës, ku prindërit kanë hapur zemrën e tyre në emision dhe kanë treguar se si vajzat u dënuan pa të drejtë për vjedhjen e disa parave të të atit.

Sot, dy kryefamiljarët treguan në emisionin "Me zemër të hapur", se si Aurora dhe Tereza, dy vajzat e familjes Memetllari, akuzohen se u kanë vjedhur prindërve paratë. Ka qenë babai i vajzave ai që ka denoncuar vjedhjen në polici disa vite më parë.

Por çfarë ndodhi dhe si u shpallën fajtore dy vajzat e kësaj familjeje?

Kallëzuesi Seit Memetllari ka punuar si punëtor ndërtimi gjatë periudhës janar 1996 deri në qershor 2006 dhe largohet nga puna pasi kishte probleme me shëndetin. Në 2010, zotëria po përgatiste dokumentet për pensionin dhe zbulon se në librezën e punës kishte përfituar pagesë papunësie nga viti 2006 deri në vitin 2007, gjë të cilën nuk ishte paguar dhe nuk kishte marrë asnjëherë këtë asistencë. Ai shkon pranë Zyrës së Punës Korçë dhe aty njoftohet nga punonjëset se këto para i kishin tërhequr dy vajzat e tij.

Në të tilla kushte, familja Memetllari akuzon zyrën e punës duke nisur proceset gjyqësore. Nga hetimet e Prokurorisë së këtij qyteti doli se firma që ishte hedhur në dosje për tërheqjen e këtyre parave i përkiste dy vajzave dhe jo babait të tyre dhe as punonjëseve të zyrës. Gjykata në vendimin e saj shkruan se nëpërmjet veprimeve të kundraligjshme, duke gënjyer punonjëset e zyrës së punës dhe duke shpërdoruar besimin e babait të tyre, të pandehurat kanë përfituar shumën e parave dhe dënohen të dyja me nga një vit burg…

Por pezullon ekzekutimin e vendimit të dënimit me burgim për të dyja motrat duke i vënë në provë të pandehurat prej një kohe prej dy vjet që detyrohen të paraqitet rregullisht. Koha e dënimit ka mbaruar, madje dy motrat i kapi dhe ligji i amnistisë.

Ato e vuajnë shpirtërisht këtë akuzë të madhe që iu bë, vjedhje parash babait të tyre. Dy prindërit rrëfyen këtë histori pasi në dëshminë e penalitetit vajzat janë të padënuara, por ishte Ambasada Amerikane, e cila në momentin e dhënies së vizës për njërën nga motrat zbuloi këtë vendim gjykate dhe anuloi gjithçka.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top