Connect with us

Skënderbeu në fushë sot ndaj Partizan Beogradit, korçarët luajnë për krenari dhe miliona

Video

Skënderbeu në fushë sot ndaj Partizan Beogradit, korçarët luajnë për krenari dhe miliona

Skënderbeu në fushë sot ndaj Partizan Beogradit, korçarët luajnë për krenari dhe milionaK. Demiraj

Slide-kryesor-1

skenderbeu-partizanSkënderbeu luan sonte në mbrëmje ndoshta ndeshjen më të rëndësishme në historinë e klubit. Në orën 19:00 ata luajnë në Beograd ndaj Partizanit, sfidë e vlefshme për grupet e Europa League.

Përveçse do duan të bëjnë krenarë gjithë shqiptarët, Skënderbeu ka shansin të "mbulohet me ar" nëse mund Partizanin.

Tashmë nuk është më ajo skuadër që luan për prestigj, tani jo më, sepse me ecurinë e deri tanishme në Europa League ka treguar se është një ekip që ka mësuar shumë dhe që arritjet i ka sepse drejtuesit e klubit kanë punuar fort.

Kjo ka bërë që dhe të ardhurat në arkën e klubit të rriten ndjeshëm. Nëse korçarët arrijnë të fitojnë sot në Beograd, marrin plot 360 mijë euro, në rast se marrin barazimin, përfitojnë 120 mijë euro.

Nuk mjafton me kaq, në rast se korçarët arrijnë të marrin sot një rezultat pozitiv, mund të kapin vendin e dytë në grup, kjo do t’u dhuronte korçarëve 300 mijë euro të tjera.

Sa i përket formacionit të sotëm pritet të jetë ky: Shehi, Vangjeli, Jashanica, Radas, Mici, Lilaj, Muzaka, Taku, Gavazaj, Xhejms Soue.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top