Connect with us

“Skleroza” politike që po na shkatërron, pse Shqipëria duhet të “turpërohet” para se të aspirojë BE?

Video

“Skleroza” politike që po na shkatërron, pse Shqipëria duhet të “turpërohet” para se të aspirojë BE?

"Skleroza" politike që po na shkatërron, pse Shqipëria duhet të “turpërohet” para se të aspirojë BE?A. Shehaj

Lajme

pol

Foto ilustruese

NGA: Enkel XHANGOLI

Në një kohë ku krimi dhe trafiku janë në lulëzimin e tyre, nuk mund të presim të bëhemi pjesë e BE, pasi vërtet do të tingëllonte absurde.

Veçse kemi lëkundur fortë besimin e vendeve europiane, ne dita-ditës vazhdojmë të ecim në drejtimin e kundërtën të Europës. Nuk mund të bëhemi pjesë e BE duke numëruar viktimat që vriten për larje hesapesh apo duke parë se si kriminelët amnistohen nga drejtësia.

S'mund të jemi pjesë e BE-së kur çdo ditë e më tepër varfërohemi, humbim besimin ndaj institucioneve shtetërore, ku siguria në punë varet nga humori i drejtorit apo shefit.

Tashmë Shqipëria është kthyer në një vend ku çdo ditë që kalon ka më pak shanse për punësim, çdo ditë që kalon vdes një ëndërr dhe “sëmuret një tjetër.”

“Ingranazhet” shtetërore janë ndryshkur aq shumë sa tashmë kanë filluar të thyhen, duke e lënë Shqipërinë në vend numëro.

Por, kush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë situatë?

Sigurisht që organet drejtuese, por nuk mund të fajësosh vetëm qeverinë aktuale, edhe pse kjo ka përgjegjësinë më të madhe për katrahurën ku ndodhet vendi, por gjithashtu duhen fajësuar të gjitha qeveritë post komuniste, të cilat shitën interesat e qytetarëve në gomonet e drogës dhe në majën e plumbit të bandave.

Egoja politike po shkatërron mijëra familje shqiptare, po bëhet shkaktare për qindra jetë të humbura, të cilat jo rrallë herë ngjasojnë me bilance lufte, ndërsa politikanët tanë, vetëm politikë që nuk bëjnë, por janë të zotë për pazare në kurriz të shqiptarëve dhe idealit të popullit.

“Skleroza politike” i bën të harrojnë betimet deri në përgjërim për siguri, për më shumë punë apo mirëqenie.

Këto palo qeveri (që pas ’90) po detyrojnë popullin e tyre të urrejë atdheun sepse nuk mund të mbijetojnë në një vend që çdo ditë e më shumë “zhytet” në skamje dhe propagandën e partive.

Politikanët tanë, në vend që të luftojnë krimin, përkundrazi, i japin siguri dhe vrasësve që të luajnë me jetët e qytetarëve, të cilët zgjohen dhe flenë me rrezikun që u kanoset çdo ditë.

Shqipëria turpërohet para vendeve europiane, pasi vetëm tek ne mund të vriten 26 persona dhe askush nuk mbanë përgjegjësi, vetëm tek në mund të vriten 4 persona para kryeministrisë dhe askush nuk arrestohet, vetëm në Shqipëri ndodh që korrupsioni të shfaqet me audio dhe video dhe përsëri nuk ka prova të mjaftueshme për t'i vënë para drejtësisë, vetëm tek ndodh që një ish-ministër i Brendshëm të akuzohet për narkotrafik dhe mos trembet nga drejtësia.

Ja pra, duke parë të gjitha këto ne duhet të turpërohemi para se të kërkojmë të futemi në BE, dhe këtë e kemi falë paaftësisë së qeverisjeve dhe egoja personale e sëmurë politikanëve “27-vjeçarë”.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top