Connect with us

Sulmon politikanët, Tahiri: Estradë me thashetheme kriminelësh, dorëzohem për kontroll

Video

Sulmon politikanët, Tahiri: Estradë me thashetheme kriminelësh, dorëzohem për kontroll

Sulmon politikanët, Tahiri: Estradë me thashetheme kriminelësh, dorëzohem për kontrollA. Shehaj

Lajme

Në përmbyllje të mbledhjes me dyer të hapura të Komisionit të Mandateve, Saimir Tahiri u ndal të përshëndeste mbështetësit e tij si dhe tha një fjalë të shkurtër për mediat.

Ai e quajti gjithë këtë proces si një estradë që ishte e paralajmëruar. Këtë situatë ish-ministri e cilësoi si skandaloze.

Ndër të tjera ai tha:

Ju të gjithë e patë se ç'lloj estrade ishte kjo. Akti i dytë i një estrade që nuk ishte aq e paparalajmëruar. Jam i vendosur të mos dorëzohem për asnjë gjë dhe t'i shkoj deri në fund rrugës për drejtësinë. Vështirësitë janë të mëdha, do jenë pa fund.

Ajo që besoj ju e patë sot, ishte në kufijtë e skandalozes, edhe për të qeshur për këtë estradë, edhe për të qarë. Kjo që ndodhi sot dhe ndodhi dje, s'ka ndodh as në komunizëm dhe as fashistët s'e kanë bërë.

Të të thonë shko në burg dhe na provo që nuk di t'i japësh kamionit, kjo është estradë".

Ai kërkoi sërish prova, ndërsa nuk nguroi të sulmonte kundërshtarët e tij politikë, Ilir Metën, Sali e Shkëlzen Berishën, Monika Kryemadhin e Fatmir Mediun.

Ndër të tjera Tahiri vijoi:

Do i kisha ftuar të sillnin një provë të vetme. Sjellin dëshmitar Saliun. Ai nuk ka shkuar kurrë as në gjykatë e as në prokurori për të dëshmuar për të gjitha të zezat që ka bërë në këtë vend.

Ftoj Saliun dhe të birin të vijnë të dy dhe të bëjnë dëshmitarin. Të vijë Ilir Meta, Monika, Lulzim Basha..

Nëse këta nuk kanë patur kurajo të përballen me gjykatën, të vijnë të përballen me mua.

Unë jam i pari që do bëj gjithçka është e mundur, që e vërteta të dalë. Nuk hezitoj as të kontrollohem, as të hetohem. Edhe në banesën time të vijnë të kontrollojnë, ama s'e pranoj dot të më thonë futu në burg dhe pastaj të shikojmë për prova, apo provo pafajësinë. S'pranoj gjyq politik.

Provat e reja janë 0. I sfidoj të vijën dhe të përballen me mua. Nëse është për thashethemet e dy kriminelëve, preferoj të përballem me thashethemet që ka thënë Saliu, Luli, Iliri."

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top