Connect with us

“S’vë pranga politike në duar, po më arrestoni se ngas kamion me drogë, kur s’kam as patentë”

Video

“S’vë pranga politike në duar, po më arrestoni se ngas kamion me drogë, kur s’kam as patentë”

"S'vë pranga politike në duar, po më arrestoni se ngas kamion me drogë, kur s'kam as patentë"A. Shehaj

Lajme

Tahiri është pyetur nga Alibeaj nëse ka ndonjë ndjesi se kjo procedurë po përdoret politikisht për ta dëmtuar.

Ka qenë avokati i Tahirit ai që i ka dhënë përgjigje pyetjes, gjithmonë në mënyrë juridike. Avokati thotë se kërkesa duhet të jetë transparente dhe jo abuzive, sikurse është paraqitur.

Artan Hajdaraj u përgjigj pyetjes së Alibeajt kështu:

Përgjigja është ligjore. Kërkesa duhet të jetë transparente dhe jo abuzive. Ndjesia vjen nga ato kërkesa që nuk janë të argumentuara, që nuk janë të sinqerta. Unë nuk uroj që kolegët e mi të kenë të njëjtën ndjesi që sapo përmendët".

Teksa Alibeaj i tregoi një deklaratë të Tahirit, ku thoshte se ishte i gatshëm të linte imunitetin, ish-ministri sërish shprehu gatishmëri, por këtë herë edhe duke akuzuar rëndë demokratin.

Tahiri tha se nuk mund të shkojë në burg sepse emri i tij përmendet në përgjime si një person që transporton drogë me kamion, kur nuk ka as patentë kamioni.

Ish-ministri deklaroi:

Jam i gatshëm të hetohem dhe të bëj gjithçka që e vërteta të dalë në dritë, mbaj përgjegjësi për çdo veprim timin, por kërkoj prova. Ju s'mund të më kërkoni të arrestohem pse dy banditë thonë në muajin e dytë të detyrës time, që unë fitoj 5 milion euro në muaj. Unë kërkoj prova se nuk mund të lejoj ju të më arrestoni pse në përgjime del një Saimir që ka kamion dhe transporton thasë hashashi , kur unë nuk kam as patentë kamioni.

Unë nuk mund të lejoj të më arrestoni se një kushëri im i largët dënohet për trafikim hashashi.

Alibeaj, një familjari juaj ka vrarë një njeri, e di ti mirë. Do pranoje të shkoje në burg ti se një familjari juaj ka vrarë një njeri?

Jam gati të bëj gjithçka, të më hetoni, të më përgjoni, por unë pranga politike në duar nuk pranoj, harroje.

Unë s'bëj laviren për prokurorët".

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top