Connect with us

Tahiri në krah të gruas pak para se të dëshmojë, ja ku u pa para se të hynte në Prokurori

Video

Tahiri në krah të gruas pak para se të dëshmojë, ja ku u pa para se të hynte në Prokurori

Tahiri në krah të gruas pak para se të dëshmojë, ja ku u pa para se të hynte në ProkuroriF. Tenolli

Lajme

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka marrë një ftesë ditën e sotme nga prokurori Besim Hajdarmataj për t’u paraqitur pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda në orën 14:00 për të dëshmuar.

Tahiri nuk ka humbur kohë dhe është paraqitur në kohë precize në Prokurori.

Ai do të merret në pyetje nga prokurorët e çështjes e përfaqësohet nga avokatët Maksim Haxhia dhe Artan Hajdari të cilët, kanë mbërritur pas tij në Prokurori.

Tahiri dyshohet për akuza të trafikimit të narkotikëve dhe korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë.

Është distancuar nga të gjitha akuzat dhe ka mohuar në mënyrë kategorike përfshirjen në aktivitete kriminale.

Kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e Tahirit si i përfshirë në bandën e Habilajve u hodh poshtë nga mazhoranca me shumicë votash në Kuvend.

Ai u pa në shoqërinë e të shoqes Fatlinda pak minuta para se të paraqitej në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top